Nimetz është optimist për raundin e ri të negociatave për emrin e Maqedonisë
Pas raundit të fundit të negociatave për emrin e Maqedonisë, të zhvilluar në Vjenë ndërmjet ministrave të punëve të jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë – respektivisht Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, ndërmjetësuesi ndërkombëtar Matthew Nimitz komentoi se të dyja palat janë angazhuar me kërkimin e zgjidhës. Ministrat nuk bënë deklarata pas bisedimeve, por fill para tyre Kryeministri Maqedonas Zoran Zaev tha se vetë ai është optimist dhe mbështetet tërësisht në dy ministrat që zhvillojnë negociatat. Aktualisht diskutohen disa emra të mundshme, por më shpesh përmendet “Maqedonia e Epërme”. Qeveria e Maqedonisë shpreson se kontesti do të zgjidhjet brenda këtij viti.
Rumania e tejkalon SHBA-në në klasifikimin botëror të lirisë së mediave
Rumania po ndodhet në vendin e 44-të në klasifikimin e lirisë së shtypit, të botuar nga organizata joqeveritare “Reporterët pa kufij”. Shteti ka përmirësuar ambientin e tij mediatik në krahasim me vitin 2017 dhe tani ndodhet dy vende më parë, duke tejkaluar SHBA-në. Sivjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e 45-të. Pavarësisht nga tendencat pozitive “Reporterët pa kufij” alarmon se “mediat po bëhen instrumente të propagandës politike”.
Hashim Thaçi: Dialogu me Serbinë është i vështirë, por kjo është rruga
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpalli se dialogu me Serbinë është i vështirë, por është rruga e vetme. Në forumin “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian” Thaçi deklaroi se i mirëpret platformat e prezantuara nga Kryeparlamentari Kadri Veseli për konsensus të përgjithshëm politik për çështjet me interes kombëtar.
Edi Rama: Politikanët që u fryjnë ndjenjave anti- myslimane investojnë tek radikalizimi
Nëse perspektiva europiane e Shqipërisë vihet në rrezik, kjo mund të sjellë rritje të radikalizmit mysliman në Shqipëri dhe të rrezikojë stabilitetin regjional, mendon Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në Berlin, ku ai lobonte për fillimin e negociatave për aderim në BE, ai kritikoi politikanët evropianë, të cilët u fyejnë ndjenjave anti-muslimane dhe i qyajti “investitorë në radikalizim”. Përpara takimit me kancelaren Angela Merkel, Rama paralajmëroi se Rusia ka për qëllim që të radikalizojë myslimanët shqiptarë.
Bujar Osmani: Industria maqedonase mund të jetë konkurruese në tregun evropian
Maqedonia mori një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv në Raportin e Komisionit Evropian me rekomandime të pastra dhe pakushtëzuara, tha në fjalimin e tij video në rrjetin social “Facebook” Zëvendëskryeministri i angazhuar me çështjet evropiane Bujar Osmani. Si tre pozicione kyçe që e pasqyrojnë esencën e Raportit, Zëvendëskryeministrit Osmani i theksoi kriteret politike, gatishmërinë për anëtarësim sipas kritereve ekonomike dhe përparimi në implementimin e legjislacionit të BE-së. “Maqedonia ka marrë vlerësim më të lartë edhe për gatishmërinë për anëtarësim sipas kritereve ekonomike. Kjo do të thotë se industria jonë, shërbimet tona, prodhimet tona po i afrohen standardeve me të cilat do të bëhen konkurrente në tregun evropian”, thotë Osmani.
Rexhep Erdogan do të bëjë agjitacion në “një qytet evropian” gjatë majit
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shpalli se pret zhvillimin e një mitingu të tij në një qytet evropian muajin e ardhshëm, pa saktësuar shtetin, për të cilin bëhet fjalë. Ngjarja do të jetë pjesë e fushatës së tij për zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të shpallura javën e kaluar. Zgjedhjet e 24 korrikut do të zhvillohen pothuaj 18 muaj më herët, pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme në vend, e vendosur pas tentativës për grusht shteti në korrikun e 2016-ës. Lidhur me këtë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve. Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag kundërshtoi se thirrje të tilla tregojnë standardet e dyfishta dhe nënvizoi se askush nuk i ka bërë thirrje Francës të shtyjë zgjedhjet, pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme.
Njeriu më i pasur në Malin e Zi ka 63,3 mln. euro
Në Malin e Zi ka 64 milionerë , mirëpo ata nuk paguajnë taksë mbi pasurinë. Nismat e qeverisë për implementimin e taksës së re suplementare të luksit nuk u realizuan. S’ka arsye për tatime shtesë mbi paratë, të cilat kanë mbetur pasi mbi të ardhurat janë llogaritur taksat – kundërshtojnë nga Ministria e Financave. Në llogarinë e tij bankare personi më i pasur në Malin e Zi ka 63,3 miliona euro.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..
Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtër? Një histori e mashtrimeve..