Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Vendet e Procesit Brdo – Brioni presin ndihmë suplementare nga BE-ja

Foto: BGNES

Në deklaratën përfundimtare për Samitin e Procesit Brdo – Brioni në Shkup shtetet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë bënë të ditur se superioriteti i ligjit, të drejtat kryesore të njeriut, sistemi efektiv gjyqësor, udhëheqja e mirë dhe luftimi i korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar janë kyçe për përparimin, zhvillimin dhe stabilitetin e tërë regjionit. Mysafirë nderi të forumit ishin Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk. U nënvizua rëndësia e samitit të pritur në Sofje BE-Ballkani Perëndimor. U shpreh pritje për ndihmë suplementare nga BE-ja për përmirësimin e lidhjes së transportit, të asaj energjetike dhe asaj digjitale. 


Presidenti Erdogan po pret përkrahje rekord në zgjedhjet e pritura para afatit

Foto: BGNES

Presidenti Rexhep Erdogan deklaroi se pret që zgjedhjet e ardhshme të hyjnë në historinë me numër rekord votash për Partinë e tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit. Ai e bëri këtë deklaratë në kongresin e partisë në Izmir. Në fjalimin në mitingun paraelektoral pas Kongresit, Erdogani i dërgoi kritika të ashpra liderit të Partisë Republikane Popullore të Kemal Këlëçdaroglu në opozitë, duke e akuzuar liderin se nuk është “kundërshtar i grushtit të shtetit”, por është “organizator i tij”.


Greqia do të modifikojë 85 gjuajtës F 16

Foto: ekathimerini.com

Greqia bëri të ditur se do të modifikojë një pjesë prej gjuajtësve të saj F-16, të prodhuara në SHBA. Këshilli i qeverisë për punët e jashtme dhe mbrojtjen miratoi njëzëri programin për modernizimin e Forcave Ushtarako-Ajrore, program ky i cili supozon modernizimin e 85 makinave deri në nivelin 5-16V. Greqia disponon gjithsej 150 F-16. Greqia harxhon 2 për qind prej buxhetit të saj për mbrojtje. Avionët e saj luftarakë përdoren rregullisht në Detin Egje për kapjen e gjuajtësve turq, të cilët shkelin normat lidhur me hapësirën e saj ajrore. 


Athina ngul këmbë që emri i ri i Maqedonisë të jetë për shfrytëzim të tërësishëm

Foto: BGNES

Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias komentoi pas takimit të Këshillit të Ministrave të NATO-së në Bruksel, se Shkupi duhet të pranojë që emri i ri i Maqedonisë të jetë për shfrytëzim të tërësishëm (erga omnes), kështu që pas kësaj të bëhen hapa për një marrëveshje të përbashkët pozitive për emrin. Për të marrë ftesë për anëtarësim në NATO Maqedonia duhet të zbatojë vendimet e tij nga Samiti në Bukuresht në vitin 2008, si dhe vendimet e miratuara në bisedimet e tanishme, theksoi Ministri grek.


Presidenti serb më 7 maj do të bëjë vizitë të dytë në Rusi

Foto: BGNES

Gazeta e përditshme e Beogradit “Blic” njoftoi se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç prapë do të bëjë vizitë në Rusi. Vizita do të jetë e dyta e tij në Rusi për më pak se sa gjysmë viti. Në fund të dhjetorit të vitit 2017 ai deklaroi në Moskë se Serbia është për thellimin e marrëdhënieve politike me Federatën Ruse dhe kurrë nuk do t’i imponojë sanksione për shkak të krizës me Ukrainën. Para vizitës në Moskë parashikuar për 7 majin, Presidenti serb do të bëjë vizitë edhe në Ankara. 


Patriku Rus shërbeu një Liturgji Hyjnore në Tiranë

Foto: patriarchia.ru

Në praninë e disa mijë besimtarëve nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, Patriku i Moskës dhe i mbarë Rusisë Kirill shërbeu bashkë me Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Kryepeshkopi Anastasi një Liturgji Hyjnore në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Gjatë shërbimit Patriku Kirill theksoi se në vazhdim të shumë shekujve kisha shqiptare i shërbente popullit të vet në kushte më të vështira, duke përfshirë edhe persekutime të tmerrshme ateiste, ndërsa në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë pranonte të gjithë refugjatët pavarësisht nga feja dhe nga orientimet e tyre politike. Liturgjia u shërbye në tre gjuhë – shqip, sllavishten e lashtë kishtare dhe greqisht.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD