Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Ish lideri i kurdëve është kandidat për president të Turqisë

Foto: BGNES

Selahattin Demirtas, ish lideri i Partisë Demokratike Popullore, me kombësi kurde, është kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Turqisë, të cilat do të zhvillohen më 24 qershor. Në të njëjtën datë Turqia do të votojë edhe për përfaqësuesit e popullit në Parlament. Demirtas është arrestuar që nga nëntori i vitit 2016 me akuzë për lidhje me grupimin e armatosur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Formacioni kryesor opozitar Partia Republikane Popullore do të shpallë kandidatin e saj të premten.


Sekretari i përgjithshëm i OBZHE-së përshëndeti Greqinë për reformat

Foto: BGNES

Greqia ka bërë përpjekje të shumta për reforma që nga fillimi i krizës së borxheve dhe kreditorët ndërkombëtarë duhet t’i japin vendit lehtësim të ri të borxhit, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) Angel Gurría. Gurría, i cili u takua me Kryeministrin Aleksis Cipras në Athinë, i bëri thirrje Greqisë që t’i vazhdojë reformat pas përfundimit të programit të tretë të shpëtimit gjatë muajit gusht. Analiza e fundit e OBZHE-së për Greqinë parashikon se norma e rritjes ekonomike për këtë vit do të jetë 2% dhe ajo për vitin e ardhshëm do të jetë 2,3%.


SHBA: Maqedonia hyn në NATO menjëherë pas zgjidhjes së kontestit për emrin

Foto: defense.gov

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lartë politikën e Maqedonisë në lidhje me Rusinë, pasi Maqedonia dëboi një diplomat rus për të përkrahur thirrjet kundër agresionit rus. Këtë e tha ministri amerikan i mbrojtjes James Mattis gjatë takimit të tij zyrtar me Zv.Kryeminisren dhe Ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë Radmilla Shekerinska. Mattis deklaroi se “Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-së menjëherë pas zgjidhjes së përshtatshme për të dyja palët të kontestit për emrin shtetëror”. Ky është takimi i parë të ministrit amerikan të mbrojtjes me homologun e tij maqedonas për 6 vitet e fundit.


Gjermania ushtron presion mbi Rumaninë për njohjen e Kosovës

Foto: BGNES

Ish-presidenti rumun Trajan Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj Rumanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës – diçka, që sipas tij është e pamundshme. Në një deklaratë për televizionin rumun B1 Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që sa më shpejtë ta bëjnë këtë. Përveç Rumanisë këto janë Spanja, Greqia, Qiproja dhe Sllovenia, saktësoi Basesku. Rumania nuk mund ta njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo do të ishte një goditje e tmerrshme, ngase situata në Krime dhe Transdnjestri është e ngjashme me atë në Kosovë.


Fillon fushata zgjedhore në Slloveni

Foto: vijesti.hr

Të premten, 4 maj, në Slloveni fillon fushata zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare më 3 qershor. Deri në fillimin zyrtar të fushatës të gjitha partitë, të cilat do të konkurrohen për 90 vendet në parlament, duhet të dorëzojnë listat me kandidatët e tyre. Deri tani në komisionin zgjedhor janë parashtruar listat e 8 partive.


Kanali Edrene në lumin Marica do të aktivizojë lidhjet tregtare dhe ekonomike mes Turqisë, Bullgarisë dhe Greqisë

Foto: haberturk.com

99% e punimeve të ndërtimit të Kanalit Edrene, të cilin e ndërton pala turke në lumin Marica, janë përfunduar. Lumi Marica rrjedh përgjatë kufirit të Turqisë, me Bullgarinë dhe Greqinë. Pritet se kanali i ri do t’i përforcojë lidhjet tregtare dhe ekonomike dhe udhëtimet turistike mes tri shteteve. Këtë e shpalli në Edrene shefi i Drejtorisë rajonale të ujërave dhe pyjeve Murat Adzhu. Ndërtimi i kanalit filloi gjatë nëntorit të vitit 2015. Ai do të jetë me gjatësi 7 800 metra, gjerësi – 50 metra dhe thellësi – 4,5 metra. Inaugurimi i tij zyrtar është parashikuar gjatë qershorit.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD