Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e vegjël përtej kufirit përkthejnë në gjuhë të huaja urtësinë e popullit tonë

БНР Новини

Fondacioni “Fëmija dhe Folklori” tashmë disponon disa libra të bukur me proverba dhe gjëegjëza bullgare, të përkthyera nga bullgarët e vegjël jashtë shtetit në gjuhë të ndryshme. Është duke u përgatitur botimi i katërt. Për fëmijët, krijimtarinë e tyre dhe planet e tyre të ardhshme na tregon Lilia Stareva – folkloriste dhe përpiluese e kësaj pasurie bullgare: 

СнимкаKy është një varg botimesh i fondacionit “Fëmija dhe Folklori” bashkë me Agjencinë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Mendoj se është me rëndësi që t’i zhytim fëmijët në urtësinë e popullit tonë dhe ta paraqesim këtë urtësi nëpërmjet tyre. Në fakt pikërisht ata mund ta kuptojnë më mirë përrallën, ku kanë marrë pjesë stërgjyshërit tanë. Fëmijët nuk pushojnë të bëjnë pyetje – kush, pse, si? Prandaj folklori mund të kuptohet më mirë pikërisht nga fëmijët, sepse pikërisht në folklorin tonë ka më shumë kureshtje dhe interes më të madh ndaj botës, ka shumë mesazhe të rëndësishme. Jam shumë e lumtur duke e parë gatishmërinë e madhe të fëmijëve. Së pari për të marrë pjesë në një konkurs, i cili zhvillohet nga fondacioni tashmë më shumë se 15 vjet - “Urtësia e popullit tonë” – një konkurs për ilustrimin e imazheve folklorike, miteve, legjendave, përrallave, proverbave dhe gjëegjëzave. Fëmijët pikturojnë dhe në të njëjtën kohë rriten. Jo vetëm se mësohen, por edhe fillojnë ta pëlqejnë dhe ta respektojnë folklorin tonë.”

Fëmijët bullgarë jashtë shtetit janë jo vetëm piktorë të së bukurës, ata janë ambasadorë të kulturës bullgare dhe përkthyes. Ata e përhapin kulturën tonë folklorike në botë dhe nëpërmjet saj kanë një sedër të re dhe të fortë.

Снимка

Shumë tronditëse janë takimet tona me diasporën bullgare. Ata e vlerësojnë më lart krijimtarinë dhe folklorin tonë, sesa ne këtu. Kjo është kështu, sepse janë shkëputur nga atdheu dhe janë larg – na thotë Lilia Stareva. – Gjëegjëzat tona janë përkthyer në pesë gjuhë evropiane, kurse deri tani ka proverba të përkthyer në 12 gjuhë. Në fakt ky është një komunikim ndërkulturor dhe fëmijët tanë mësojnë paralelisht dy kultura – të vendit ku rriten dhe të Bullgarisë. Fëmijët identifikohen me kulturën bullgare, por e konstatojnë të mirën edhe në krijimtarinë e popujve të tjerë. Ata kuptojnë se ngjajmë njëri me tjetrin, por edhe se jemi të ndryshëm. Ata kuptojnë se morali ekziston kudo në botë. Në botën e fëmijëve gjithçka është më e thjeshtë. Vogëlushit pikturojnë, përkthejnë, marrin pjesë në konkurse, e shikojnë veten në libra të bukur dhe ndihen të lumtur. Vetëm duhet t’u tregoni atyre përrallën dhe t’u thoni: merrni pjesë! ” 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: prikazensviat.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD