Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Faqe të panjohura nga historia muzikore bullgare

Kujtime për violinistin Njagul Tumangelov

Foto: arkiv

Njagul Tumangelov i përket atij brezi i cili depërtoi në jetën muzikore tek ne në vitet 60-të të shekullit të kaluar. Me arritjet si solistë, ekzekutues të dhomës, koncertmjeshtër, pedagogë ky brez afirmoi Bullgarinë në skenën botërore muzikore. Megjithëqë emri i tij ishte i njohur në një sërë shtetesh evropiane, për muzikantin Njagul Tumangelovi dihej pak në vendin tonë.

Rriti në një familje muzikore. I ati i tij Dragija Tumangelov mbaroi Konservatorin në Vjurcburg të Gjermanisë. Punonte si aktivist muzikor, mësues i muzikës, dirigjent i Korit Popullor të Sofjes, muzikant në orkestrën e Operës Popullore të Sofjes, kompozonte këngë, vepra të dhomës dhe orkestrale. Njagul Tumangelov lindi në vitin 1939. Që kur ishte 6-vjeçar nisi t’i binte violinës, tre vjet më vonë, pas shfaqjes së parë publike filloi të mësojë te Trendafill Millanov në Internatin e Fëmijëve të Talentuar, që ekzistonte në atë kohë. U diplomua në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje në klasën e profesorit Bojan Leçev. Në vitin 1961 e nisi rrugën krijuese me një njohje të madhe për një muzikant kaq të ri – koncert mjeshtër në Filarmoninë e Varnës, ndërsa në periudhën 1962-1969 ishte koncert mjeshtër i Filarmonisë së Sofjes. Që nga kjo periudhë datojnë edhe sukseset e tij të para ndërkombëtare në konkurse për violinë në Helsinki (1962) dhe në Zvicër (“Tibor Varga” 1969).

Ndryshimet në vend dhe ndikimi i tyre mbi jetën profesionale u bënë shkak që shumë muzikantë bullgarë të shkojnë të punojnë jashtë shtetit. Këtë hap e ndërmori edhe Njagul Tumangelov. Nga vjeshta e vitit 1969 nisi të punojë si koncert mjeshtër i parë i Orkestrës Simfonike të Radios Austriake. Qëndrimi negativ i pushtetit socialist ndaj njerëzve të cilët në sajë të dhurëtive të tyre gjetën bukën e gojës në Perëndim, e kthyen në emigrant kundër dëshirës së tij. Në periudhën nga viti 1975 deri në vitin 1982 ai ishte koncert mjeshtër i Orkestrës Simfonike të Radios së Bavarisë – Mënik, ndërsa deri në vitin 1989 prapë ishte në krye të orkestrës në Vjenë kësaj here si udhëheqës i Kuartetit me Tela të Radios së Vjenës. Ka dhënë koncerte si solistë të orkestrave në Gjermani, Austri, Itali, Greqi, Japoni dhe në vende të tjera të botës. Realizoi recitale me muzikantë bullgarë – pianistët Bozhidar Noev dhe Julika Behar, sopranon Krasimira Stojanova, violinistin Nikolla Zidarov. Kudo ekzekutimet e tij vlerësoheshin lartë nga publiku dhe specialistët. Për meritat e tij për kulturën muzikore austriake në vitin 1989 u dekorua nga presidenti i vendit me titullin nderi “profesor”.

Po atë vit ndodhi që të zëvendësojë dirigjentin e operës “Berberi i Sevilës” në Operën e Dhomës të Vjenës. Pasi i provokuar nga fati tregoi një aftësi të papritur në drejtim, u drejtua te dirigjimi. Përvoja e grumbulluar si koncert mjeshtër, njohja e punës në orkestër, repertori i pasur që dinte dhe puna e përbashkët me dirigjentë të dalluar i ndihmuan atij të orientohet shumë shpejtë në këtë profesion. Nisi të dirigjojë vepra nga Maler, Gershjuin, Stravinski, Shjonberg... Ndryshimet pas vitit 1989 u bënë të mundshme që Njagul Tumangelov të japë koncerte me orkestra të ndryshme si “Sofijski Solisti, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare etj. Kështu ai arriti të realizojë dëshirën të kthehet dhe të japë koncerte në vendin, nga ku nisi karriera e tij e famshme muzikore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD