Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Neurologu bullgar me famë botërore prof. Ivajllo Tërnev fitoi Oscarin mjekësor

БНР Новини
Foto: BGNES

Prof. Ivajllo Tërnev është një nga mbajtësit e paktë të dritës iluministe në Bullgari. Me arritjet e tij shkencore ai korr suksese në botë, kurse në atdhe ka fatin e të gjithë shkencëtarëve bullgarë, që nuk disponojnë kushte dhe mjete elementare që ta krijojnë shkencën.

Zbuluesi i 13 sëmundjeve të rralla gjenetike prof. Ivajllo Tërnev fitoi “Oscarin mjekësor bullgar” /NATIONAL MEDICAL AWARD 2018/ për kontribut të tërësishëm. Drejtori i Klinikës së sëmundjeve neurologjike në Spitalin Aleksandrovska e pranon çmimin si një njohje jo vetëm si mjek dhe shkencëtar, por edhe për tërë punën e tij në fushën e shëndetit publik.

Një pjesë e madhe e këtyre 13 sëmundjeve janë neurologjike dhe u përkasin nervave periferikë dhe muskujve, kurse disa të tjera – strukturave të sistemit qendror nervor – thotë prof. Ivajllo Tërnev. – Rruga që nga zbulimi i sëmundjes e gjer te gjetja e mjekimit është shumë e gjatë. Pas identifikimit të defektit gjenetik studiohet fiziologjia dhe funksionet e gjenit. Pas kësaj krijohet modeli kafshor i sëmundjes dhe që atëherë fillojnë analizat klinike te njerëzit. Ne ende ndodhemi në nivelin e modeleve kafshore dhe nuk kemi arritur te kurimi i ndonjë prej tyre.

Të gjitha sëmundjet janë zbuluar së pari në popullatën bullgare – ndër bullgarët, romët, turqit, por ato hasen edhe në etni dhe shtete të tjera. Sipas prof. Ivajllo Tërnev sëmundjet gjenetike tejkalojnë 7000.

Në gjenomin e njeriut ka rreth 22 000 gjene dhe brenda tyre bëhen mutacione. Një pjesë e këtyre mutacioneve janë që nga vetë fillimi i njerëzimit dhe trashëgohen brez pas brezi në të gjitha etnitë dhe popujt. Për shembull 10 për qind e njerëzimit mban në vetveten defektin gjenetik, i cili është shkaku për infarktet dhe apopleksitë e hershme. Disa mutacione të tjera janë krijuar më vonë, kurse disa të treta – para pak kohe në familjet e veçanta. Faktorët e mjedisit nganjëherë mund t’i modifikojnë defektet gjenetike – t’i forcojnë, ose t’i dobësojnë, por ato luajnë një rol të rëndësishëm në patogjenezën e sëmundjeve gjenetike. Roli kryesor është i vetë defekteve gjenetike.”

Për shkak të zbulimeve të veta prof. Ivajllo Tërnev gëzon një autoritet të madh ndërkombëtar. Ai ka punuar me shkencëtarë të shquar në fushën e tij shkencore. Ajo që e motivon te ne janë shkencëtarët e rinj, të cikët kanë vendosur të mbeten në ekipin e tij, megjithë ofertat e mira nga qendrat evropiane.

Gjatë disa viteve të fundit nuk ka klimë për zhvillimin e shkencës. Ajo është diçka si hobby, diçka që njeriu e bën në kohën e tij të lirë – thotë prof. Ivajllo Tërnev. – Në vendet evropiane mund të merresh me shkencë, ka financim të mirë, derisa këtu mjetet që livrohen për shkencën janë minimale. Shpresojmë te donatorët nga jashtë, te ndihma shkencore nga jashtë, sepse këstet në Universitetin e Mjekësisë dhe në Ministrinë e Arsimit she Shkencës  janë minimale. Kufizimet financiare e vrasin kreativitetin. Shumë prej gjërave që i kemi bërë në të kaluarën tashmë janë të pamundshme. Mirëpo, unë jam i lumtur se arrita të punoj në një kohë më të ndryshme, kur patëm lirinë të merremi me shkencë. Kështu qe aktualisht po përjetojmë një periudhë shumë të rëndë – mendojmë më shumë për financat dhe më pak për zbulimet shkencore. Në këtë kuptim është një sfidë e vërtetë të mirëmbahet niveli i shkencës te ne.”

Dita e punës e profesorit fillon nga mëngjesi herët dhe vazhdon deri natën vonë, sepse njeriu për të cilin puna është kauzë, beson se vetëm po të jesh i devotshëm, mund të ngjitesh në maja të larta – “madje përtej kufizimeve kombëtare”. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD