Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Zhabljanos “Shën Joan Pagëzori” – një jetë kushtuar punës dhe Zotit

БНР Новини

Manastiri i Zhabljanos “Shën Joan Pagëzori” ndodhet në malin Konjavska, jo larg fshatit Zhabljano. Atje murgjit e nxjerrin vetë bukën e gojës, ashtu siç është shkruar në Bibël: “njeriu ta nxjerrë bukën e gojës me punë”. Nuk ka datë të saktë të themelimit të manastirit. Supozohet se është ngritur në vendin e një shenjtëroreje. Hieromurgu Ati Kliment na solli më shumë hollësi për  manastirin:

СнимкаPër fat të keq Manastiri është djegur dy herë dhe gjithçka është asgjësuar. Kjo që e dimë është nga vendasit. Në oborrin e manastirit ka dy shtylla të rrumbullakëta prej graniti, të cilat janë karakteristike për krishterimin e hershëm. Supozohet se në këtë vend që në kohën e romëve ka pasur një tempull të krishterë. Ndoshta ajazma që sot është në oborrin e manastirit ka qenë një pjesë e altarit. Dihet se Shën Ivan Rillski duke u nisur nga fshati i tij Skrino në rrymën e lumit Struma ka arritur edhe në Manastirin e Zhabljanos, ku ka qenë për një periudhë të shkurtër. Nuk ka të dhëna me shkrim për jetën shpirtërore. Supozohet se gjatë zgjedhës osmane ka pasur vrasje në masë, sepse kudo që të gërmojmë gjejmë kocka njeriu të hedhura në mënyrë kaotike. Kjo flet për jetën aktive në manastir. Pas vitit 1944 në manastir ka jetuar vetëm një hieromurg. Kur komunistët kërkuan ta presin pyllin e manastirit, përafërsisht 800 dynymë, ai iu kundërvu këtij vendimi dhe u vras. Pas kësaj manastiri filloi dalëngadalë të shkatërrohet. Vendasit e lëshonin këtu bagëtinë për të kullotur dhe për të pirë ujë. Ka godina të vjetra, të cilët para pak kohe i rinovuam. Gjatë viteve 60 Sinodi i Shenjtë dërgoi tri murgesha, të cilat me një kujdes të madh i shkruanin rregullat teologjike, të cilat lexoheshin ditën përkatëse. Në vitin 1979 erdhi igumeni i tanishëm Arkimandriti Kasian. Ai banoi këtu në vazhdim të 12 viteve bashkë me akoma një rishtar dhe akoma një njeri të vjetër. Ishin kohëra të vështira për shkak të një borxhi që duhej të kthehej. Vetë Kasiani e korrte me dorë barin dhe pas kësaj e shiste. Për një vit ai grumbullonte 4 kamionë me bar të thatë, që ta paguaj borxhin, të blejë kafshë dhe kështu ta rimëkëmbë manastirin. Në vitin 1992 në manastir erdhi gjenerata e re – djemtë, të cilët e kishim mbaruar Seminarin. Ishte shumë e vështirë, manastiri nuk dispononte mjete dhe mundësi për të mbijetuar. Vetëm entuziazmi na jepte fuqi që t’i përballonim vështirësitë. Manastiri u rimëkëmb në pamjen e tij të tanishme gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar.

Снимка

Historia e Manastirit ka të bëjë me emrin e Averkij Popstojanovit, murg nga Manastiri i Rillës, i cili me ndihmën financiare të Manastirit bëri studime në Bukuresht. Pasi u kthye ai u bë mësues dhe aplikoi metoda të mësimdhënies të panjohura deri tani në vendin tonë. Ai jepte mësime në shumë qytete, përfshi këtu edhe qytetin Kjustendill, ku ishte kryemësues. Ai ishte shumë i arsimuar dhe mësuesit atje i dërguan një letër Igumenit të Manastirit të Rillës me kërkesën që ai të kthehet në Manastir, sepse të gjithë fëmijët e kanë preferuar atë për mësues dhe mësuesit e tjerë mund të mbeten pa nxënës. Në vitin 1879 ai u bë igumen i Manastirit të Zhabljanos, ku krijoi një shkollë. Krahas kësaj ai themeloi një tempull të ri në vendin e kishës që po prishej. Nga ajo mbeti vetëm ikonostasi, i pikturuar nga mjeshtërit e Shkollës së Stanisllav Dospevskit. Është pikturuar edhe një radhë me ikona më të vogla që datojnë që në fillim të shekullit XX, na tregon ati Kliment dhe shton se si manastiri i ka tërhequr besimtarët:

Ajazma në oborrin e manastirit

Me dy gjëra. Ne nuk i japim shërbimet sipas të ashtuquajturit “kalendar i ri” nga viti 1968, sepse ai nuk është kanonik. Ai është miratuar “nga lart”. Gjatë komunizmit ishte kështu. Në të kaluarën festat shënoheshin në një datë, tani i shënojmë në data të tjera. Kështu ka një qëndrim të dyfishtë ndaj kishës, festave dhe shenjtorëve. Ne duam që t’i respektojmë kanunet, ashtu siç i kanë shpallur në kohën e lashtë, gjatë shekujve të parë të Krishterimit. Kur kanunet e kishës nuk respektohen ashtu siç janë shpallur në të kaluarën e lashtë, atëherë ky është një krim shpirtëror ndaj Zotit. Kohët e fundit përhapet mendimi se ritualet nuk duhet të zbatohen sipas kanunit të vendosur. Gjatë Ppagëzimit njeriu duhet të zhytet në ujë. Kemi të dhëna për këtë që nga lashtësia. Në “Veprat e Apostujve”, në “Jetëshkrimet e Shenjtorëve” shkruhet se si pagëzohet çdo një Apostull. Madje Shën Joan Pagëzori e pagëzon Jisu Krishtin duke e zhytur në lumin Jordan. Këto rituale ne njerëzit nuk mund t’i ndryshojmë. Ato janë vendosur nga Zoti. Apostujt e Shenjtë, Etërit e Shenjtë, tërë Kisha i kanë vendosur këto rregulla dhe kanune dhe ne njerëzit mëkatarë nuk mund t’i ndryshojmë. Problemi është se kthimi prapa është i vështirë, duhet të fillohet nga lart, nga nivelet e larta të kishës, që të përballohet e gjithë kjo.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Svеtllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD