Instituti Kulturor Bullgar në Pragë dhe Instituti Antarktik Bullgar në partneritet me Fondacionin Antarktik Çek paraqitën projektin “Antarktida – dashuria e akullt”. Ai u është kushtuar 25 ekspeditave antarktike bullgare.
Prof. Hristo Pimpirev e njohu auditorin me disa histori interesante nga libri i tij në dy gjuhë (në bullgarisht dhe anglisht) “Antarktida – Jugu i ftohtë”. Ai tregon për punën e vet të përditshme dhe për punën e shkencëtarëve bullgarë në ishullin Livingston. Gergana Llapteva, pjesëmarrëse në shtatë ekspedita antarktike, paraqiti almanakun “Toka e panjohur jugore” – “Terra Australis Incognita”, ku janë botuar shumica e hartave gjeografike të Antarktidës që nga Mesjeta e deri më sot.
Në aktivitet ishin të pranishëm Tanja Asenova – sekretare në Ambasadën bullgare në Pragë, si dhe prof. Dushan Jamni – drejtor i Fondacionit Antarktik Çek. Prof. Pimpirev u dorëzoi çmime të posaçme studentëve të shquar bullgar në lëmin e gjuhës bullgare, të cilët bëjnë studime në Universitetin e Karlit në Pragë dhe në Universitetin e Masarikut në Brno. Ekspozita kushtuar temave të projektit mund të shikohet deri në fund të muajit qershor në godinën e Institutit Kulturor Bullgar në Pragë.
Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju..