Për të 12-ën herë me radhë qyteti Gorna Orjahovica është mikpritës i Festës së Suxhukut të Gorna Orjahovicës.
Rrënjat e prodhimit të tij na kthejnë dy shekuj në të kaluarën. Ka një shaka për këtë meze të njohur të Gorna Orjahovicës: Vonë pasdreke në fund të shekullit të XIX një grup bullgarësh shëtitnin me një mik nga Anglia. Të gjitha shtëpitë ishin tymosur dhe mysafiri i huaj tha me entuziazëm: “O, ju tashmë keni industri të zhvilluar!” “Jo, nuk është kështu – iu përgjigjën bullgarët – të gjithë banorët e përgatitin suxhukun në skarë për mezenë e rakisë në mbrëmje.”
Kohërat ndryshojnë, birra deri diku e zëvendësoi rakinë, por Suxhuku i Gorna Orjahovicës po vazhdon të gëzojë një famë të madhe në Bullgari dhe jo vetëm. Ai është produkti i parë bullgar i regjistruar në Regjistrin Evropian të Emrave të Mbrojtur të Prejardhjes dhe të Emrave të Mbrojtur Gjeografikë. Në Muzeun Historik të Qytetit ndodhet e vetmja ekspozitë në Bullgari “Suxhuku i Gorna Orjahovicës”, e cila po e ndjek zhvillimin e prodhimitt të suxhukut që nga vetë fillimi deri më sot e kësaj dite.
Sipas statistikës gjatë 9 viteve të para Festa e Suxhukut të Gorna Orjahovicës është vizituar nga mbi 50 000 veta, janë ngrënë afro 10 tonë suxhuk dhe janë pirë rreth 30 litra birrë. Edhe sivjet ka shumë miq, kurse programi përsëri është shumë i pasur: muzikë e bukur, demonstrime kulinare, lojëra, befasime dhe dëfrime.
Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të..
Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju..