Qyteti Belica ndodhet në zemrën e Masivit të Rilës dhe Rodopeve, i rrethuar nga pyje të blerta shekullore, atje ku “takohen” tri malet e mrekullueshme bullgare – Rila, Pirin dhe Rodopet. Qyteti është qendra administrative e bashkisë Belica me popullsi afër 11 mijë banorësh.
Sot Belica zhvillohet si qytet turistik. Natyra e bukur dhe e ruajtur dhe infrastruktura turistike i ofrojnë Belicës kushte të përshtatshme për pushime për njerëzit, të cilët e parapëlqejnë turizmin ekologjik. Gjashtë janë shtigjet turistike që dalin nga qyteti dhe i çojnë turistët në Parkun kombëtar “Rila”. Ato kalojnë përmes ekosistemeve të ndryshme, që janë vendbanime të shumë kafshëve dhe bimëve.
Pamjet në rajon janë mahnitëse – majat atje janë të larta, mbi 2 500 mijë metra mbi nivelin e detit. Liqenet akullnajore me ujëra të kulluar magjepsin me bukurinë e tyre. Grykat e thella përrallore, të formuara nga lumenjtë, janë mbuluar me pyje halore. Në shpatat pyllëzuara të malit Rila, 12 kilometra larg Belicës, në vendin e njohur si Adrianov Çark ndodhet Qendra e arinjve kërcimtarë për rehabilitimin e arinjve të keqtrajtuar. Atje po jetojnë arinj nga Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia në mjedisin e tyre natyror, të cilët i adaptohen jetës në liri. Atje me ndihmën e specialistëve arinjtë e murrmë pak nga pak tregojnë instinktet e tyre të egra. “Gjatë verës mijëra turistë e vizitojnë parkun” – tha kryebashkiaku i Belicës Radosllav Revanski.
Në territorin e bashkisë Belica ka shumë monumente të kulturës – faltore trake, vende të shenjta, kisha, rrënoja të një vendbanimi trak. Për të kaluarën e pasur historike të bashkisë dhe për mënyrën e jetesës në territorin e saj gjatë shekujve dëshmojnë eksponatet e Muzeut historik, i cili ndodhet në qendrën e qytetit. Pjesa më e madhe e vendbanimeve në bashkinë Belica ndodhen në pjesën e lartë të malit të Rodopeve. Ky është një rajon me habitate me rëndësi botërore dhe është përfshirë në Regjionet botërore ekologjike të Organizatës Ndërkombëtare Ambientaliste. Natyra e jashtëzakonshme është shumë e përshtatshme për zhvillimin e turizmit si sektori kryesor i ekonomisë vendore.
Belica disponon me mjaft hotele që ofrojnë kushte të mrekullueshme. Ato ndodhen kryesisht në qytet dhe në vendpushimin malor Semkovo – 17 kilometra larg Belicës. Kompleksi Semkovo ndodhet më mes të livadheve të gjera, të rrethuara nga pyje me bredha dhe pisha. Vendi dhe kushtet klimatike e bëjnë vendin të përshtatshëm për pushime të shkurtra apo të gjata dhe për zhvillimin e sporteve dimërore. Gjatë verës Semkovo ofron kushte të mira për eksploruesit që preferojnë turizëm ekologjik dhe shëtitje nëpër shtigjet e shumta malore. “Dua ta zhvillojmë Semkovo si vendpushim i përshtatshëm për të gjitha stinët” – tha kryebashkiaku i qytetit Belica Radosllav Revanski.
Në kompleksin e pushimit organizohet një festë dimërore “Belica - Semkovo”, e cila sivjet mblodhi qindra njerëz në këtë vend piktoresk. Fjatë kohës së saj sipas traditës zhvillohen gara sportive – ski, futboll me porta të vogla, tërheqje litari, turne shahu, brixh, pingpong, organizohet dhe një koncert folklorik për ansamble vendore dhe për grupe të ftuara nga Maqedonia.
Kultura bujqësore karakteristike për rajonin e Belicës është duhani. Blegtorët rritin kryesisht dele dhe viça. Ndërmarrjet vendore janë të vogla dhe të mesme:
“Biznesi kryesor për këtë rajon është grumbullimi i lëndës së drurit, ka gjithashtu shumë rrobaqepësi. Duke pasur parasysh se ndodhem afër Banskos një pjesë e madhe e njerëzve janë angazhuar në sferën e turizmit. Të tjerë punojnë në vendpushimin Semkovo” – sqaroi kryebashkiaku i qytetit Belica Radosllav Revanski. Ai shtoi se bashkia e tij është me papunësi më të lart në krahasim me vendbanimet e tjera në pjesën jugperëndimore të Bullgarisë, por ai vetë bën çmos për ndryshimin e kësaj tendence. “I përdorim të gjitha mundësitë në kuadrin e programeve të ndryshme dhe përpiqemi të krijojmë vende të reja pune duke ofruar kushte më të favorshme për biznes”, tha gjithashtu Radosllav Revenski.
Gjatë sezonit veror për turistët është shumë tërheqëse freskia rreth dërstilave të shumta, të cilat sot përdoren nga njerëzit për larjen e batanijeve dhe qilimave. Këto “lavatriçe” të së kaluarës kanë një koritë të madhe me të çara, në të cilën bie ujë dhe ato janë të përshtatshme për larjen e qilimave të mëdha dhe të rënda.
Dërstilat janë një nga kuriozitetet etnografike të vendit dhe janë bërë nga mjeshtër marangozë nga Belica. Më parë përpunimin i drurit ka qenë një nga sektorët kryesorë të ekonomisë së qytetit. Deri më sot mund të shihen cergat e bardha, të lara dhe të hedhura mbi parapetet e drunjta – një tablo piktoreske në sfondin e peizazhit malor.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: belitsa.com dhe BGNES
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..