Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të “Ditës së Shën Pjetrit me valle” në fshatin Jagodovo

БНР Новини

Për herë të nëntë me radhë sivjet fshati Jagodovo (Bullgari Qendrore) do të jetë mikpritës i Festivalit folklorik kombëtar për valle popullore “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”, i cili mbledh mijëra adhurues dhe interpretues të folklorit bullgar. Me muzikë dhe valle pjesëmarrësit do të tregojnë amshueshmërinë e traditave bullgare të pasura.

Organizatori është klubi i valleve “Plloska” me drejtues artistik Martin Moçkov. Ai është koreografi i “Ansamblit Verior” të qytetit të Plevenit dhe shumë vite ka qenë pjesë e ansamblit të shquar të Neshka Robevës, ku ka marrë pjesë në krijimin e koreografisë së spektakleve “Dy botët” dhe “Fati”. Me të bisedojmë për idenë e festivalit “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”:

Снимка"Propozimi për këtë festival erdhi nga grupet që vallëzojnë valle popullore. Ideja është që ata njerëz të mblidhen në një vend, ku do të tregojnë këtë që e kanë mësuar gjatë vitit të kaluar nga udhëheqësit e tyre. Dhe përpiqemi ta mbajmë atë si traditë."

Qëllimi i organizatorëve është ruajtja dhe popullarizimi i folklorit bullgar. Prandaj në etapën e parë mund të marrin pjesë të gjithët ata që kanë dëshirë, pavarësisht nga mosha e tyre - të gjitha grupet folklorike dhe të gjitha ansamblet amatore.

Снимка"Festivali zhvillohet në dy etapa dhe i pari nuk ka karakter garues – shpjegoi Martin Moçkov. – Në të prezantohen grupe dhe klube të valleve popullore – aktualisht në Bullgari ka shumë të tilla. Ata tregojnë nga dy valle sipas dëshirës së tyre nga të gjitha krahinat folklorike. Etapa e dytë ka karakter garues dhe është vetëm për grupe amatorësh. Ato duhet të vallëzojnë në skenë me kostume. Pjesëmarrja e tyre vlerësohet nga juria e kualifikuar. Në të marrin pjesë pedagogë dhe profesorë nga Akademia e arteve muzikore dhe kërcimeve në qytetin e Plovdivit. Ata janë emra të shquar në artin folklorik bullgar. Drejtuesi i festivalit si zakonisht është Vasill Karamanliev, i cili shumë mirë arrin t’i argëtojë të pranishmit. Ai organizon gara të ndryshme interesante me çmime. Festivali zhvillohet me mbështetjen financiare të kryebashkiakut të Bashkisë Rodopi Pllamen Spasov dhe me ndihmën e kryebashkiakut të fshatit Jagodovo, i cili e siguron skenën e ngjarjes."

Për këtë se si zhvillohet zakonisht festivali “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”, na tregon Martin Moçkov:

"Fillojmë me festën e fshatit 29 qershor – Ditën e Shën Pjetrit, me kurban. Në vazhdim të 3 ditëve fshatarët dhe mysafirët e Jagodovos janë në stadium, ku çdo natë ekzekutojnë orkestra të ndryshme. Sivjet i kemi ftuar orkestrat “Humori i Trakisë“, „Kalloferi“, „Kotsi Band“. Fëmijët nga vatra e kulturës e fshatit do të çelin festimet. Të shtunën do të ndjekim festivalin “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”, kurse për të dielën është parashikuar festivali i arteve “Të fshehtat e baules së gjyshes”. Në të marrin pjesë kryesisht kore dhe këngëtarë pranë vatrave të kulturës. Ata prezantojnë jo vetëm këngët e tyre, por edhe veshjet autentike popullore të rajoneve nga vijnë. Diçka tjetër që është karakteristike për fshin Jogodovo është gjella festive, e cila gatuhet në secilën shtëpi – kjo është tavë me oriz, lakër arme dhe pulë."

Снимка

Për të ardhmen e festivalit, i cili tashmë është traditë zoti Moçkov tha:

"Duhet të zhvillohet. Dëshiroj që në edicionin tjetër jubilar të mbledh grupe nga anët e ndryshme të vendit, të cilët ekzekutojnë këngë popullore. Kështu do të ketë më shumë folklor, më shumë vazhdimësi midis këngëtarëve, ansambleve, mysafirëve."


"Presim festën e madhe të valles bullgare", tha kategorikisht Martin Moçkov dhe shprehi shpresë se festivali do të provokojë edhe vëmendjen e komuniteteve bullgare jashtë shtetit, të cilët edhe sot e mbajnë gjallë shkëndijën e folklorit bullgar e pse jo edhe të grupeve të huaja që e interpretojnë folklorin bullgar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD