Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Trën në pritje të Festës tradicionale të kosit

БНР Новини

Adhuruesit e kosit të shijshëm dhe të traditave bullgare nga kënde të ndryshme të Bullgarisë dhe nga jashtë që prej kohe e kanë rezervuar në kalendar datën 30 qershor, sepse atëherë do të mbahet diçka speciale – festa e radhës e kosit në qytetin Trën, i cili ndodhet jo shumë larg kufirit me Serbinë. Vendi i festës nuk është zgjedhur rastësisht. Në krahinën e Trënit, ose më saktë në fshatin Studen Izvor ka lindur dr. Stamen Grigorov, një bullgar i cili e përhapi famën e Bullgarisë në mbarë botën. Ai është njeriu, i cili izoloi për herë të parë bakterin Lactobacillus Bulgaricus në saje të të cilit fermenton kosi i famshëm bullgar.

Снимка

Organizatorët e aktivitetit që do të mbahet ditën e shtunë në sheshin e Trënit, janë Bashkia e Trënit, “LB Bulgaricum”, SH.A. dhe fondacioni “Dr. Stamen Grigorov”. Sivjet programi i festës do të jetë më i ndryshëm nga ato të mëparshme, na siguroi Julia Grigorova, trashëgimtare e Stamen Grigorovit dhe kryetare e fondacionit, i cili mban emrin e tij:

Vitet e kaluara morën pjesë disa prej prodhuesve më të mëdhenj të qumështit. Ata e paraqitnin prodhimin e tyre, duke treguar produkte të reja, ose të tilla më pak të njohura në treg. Krahas tyre prezantoheshin edhe fermerët vendas. Kështu bëhej një krahasim midis qumështit, djathërave dhe kaçkavallit industrial dhe atyre të prodhuara në kushte shtëpiake. Morëm vendim që sivjet të mos ftojmë në festë prodhues të tjerë të qumështit, me përjashtim të partnerit tonë tradicional në organizimin e festës “LB Bulgaricum”. Kështu do t’u japim mundësi fermerëve vendas dhe njerëzve me ekonomi të vogla t’i tregojnë produktet e tyre. Në regjion ka shumë kullota dhe qumështi është me cilësi shumë të lartë. Kështu më shumë miq të qytetit do të mund t’i provojnë produktet vendase. Më tej kemi në plan të fillojmë të organizojmë në Trën të paktën dy herë në muaj tregje fermerësh. Ato do të përbëjnë interes edhe për turistët, të cilët e vizitojnë regjionin – grykën e lumit Erma, Muzeun e Kosit dhe Muzeun e Qeramikës së Busincit.

Снимка

Krahas llojeve të ndryshme të kosit – prej qumështit të lopës, qumështit të deles dhe atij të dhisë, në festë do të prezantohen edhe zanatet vendase – qeramika, gdhendja në dru, tjerrja e leshit, thurja etj. Do të zhvillohet një konkurs për kuzhinierë më të mirë. Kështu qe adhuruesit e gjellëve të shijshme do të mund të provojnë byrekë dhe gjellë të tjera origjinale prej brumi të përgatitura me kos. Mirëpo, çfarë është dallimi midis kosit tradicional bullgar dhe jogurtit të njohur në Perëndim?

Dallimi ka të bëjnë kryesisht me vetitë shëndetësore. Kosi bullgar është më i ndryshëm nga i ashtuquajturi jogurt, i cili është i ëmbëlsuar dhe ka përbërëse suplementare, që t’i përgjigjet shijes evropiane. Shija e thartë e kosit bullgar i detyrohet bakterit Lactobacillus Bulgaricus. Kohët e fundit ai kërkohet gjithnjë e më shumë edhe nga evropianët, edhe nga japonezët” – na shphegoi Julia Grigorova, duke saktësuar:

Снимка

Tradicionalisht japonezët janë të pranishëm në Festën e Kosit në Trën. Sivjet ka interes të deklaruar edhe nga koreanët. Kurse vitin tjetër kemi përfshirë në festë një program norvegjez dhe do të marrin pjesë në këtë lidhje akoma disa vende evropiane, ndër të cilat janë Rumania, Austria, Kroacia.

СнимкаNuk është e rastit se kosi bullgar është kaq i njohur në botë. Bakteri bullgar përfshihet në probiotikët , të cilët gjatë disa dekadave të fundit fituan popullaritet të madh në mbarë botën. Kosi bullgar e përmirëson mikroflorën gastrointestinale. Ai është shumë i përshtatshëm edhe gjatë mjekimit me antibiotikë, ka efekt pozitiv në rastet e sëmundjeve me kancer, të sëmundjeve të ndryshme të stomakut, të mëlçisë dhe në rastet e mangësisë imune. Mirëpo, nganjëherë tregtarët na ofrojnë produkte kosi, të cilat janë shumë larg kosit tradicional. E pyetëm Julia Grgorovën se si mund të kuptojmë në kushtet jolaboratorike se çfarë është cilësia e kosit:

Kosi duhet të ketë një shije tepër të thartë dhe të mos jetë shumë i dendur. Kosi i dendur ka stabilizatorë dhe përbërje të tjera, të cilat e bëjnë me afat më të gjatë skadimi. Më i pastër është kosi i përgatitur në shtëpi. Kemi tharme shumë të mira. Shumë firma bullgare madje i eksportojnë jashtë. Ai, i cili disponon qumësht shtëpiak, mund ta mpiksë vetë me tharm, në qoftë se nuk e di recetën, duhet ta mësojë” – na këshillon Julia Grigorova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD