Katër ikona unikale nga qyteti i lashtë bullgar Nesebër janë ekspozuar në Moskë në një nga muzetë më të mëdhenj në botë – “Galeria Tretjakovskaja”.
Dy nga ikonat janë të Shën Dhimitrit nga shekulli i 16 dhe i 17, një është e Shën Poliefkt nga shekulli i 15, kurse tjetra është e Shën Galinës nga viti 1809. Eksponatet janë pjesë nga ekspozita prestigjioze “Kryeveprat e artit kishtar bullgar” dhe do të tregohen në galeri deri në fillimin e muajit shtator.
Ekspertët rus të artit nënvizojnë se në qendrën e pjesës më të madhe të traditave ortodokse kishtare ndodhet kultura bizantine, por pavarësisht nga ky ndikim i fortë, ikonat bullgare kanë një stil të vet të posaçëm dhe dëshmojnë për origjinalitetin e shkollës vendase të pikturimit.
Foto: nessebarinfo.com
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..