Secili është mirëpritur në bregun e lumit Ropotamo, ku pranë skelës së varkave janë renditur fotografi me fytyrat e buzëqeshura të vizituesve të mëparshëm. Kuadrot janë bërë sipas projektit të një organizate për mbrojtjen e natyrës dhe turistët mund të blejnë fotot e tyre.
Ato janë bërë nga fotograf profesionist, i cili shton ndaj tyre kolazhe me bimë apo kafshë karakteristike për florën dhe faunën e lumit Ropotamo – breshka, specie të ndryshme të shpendëve, gjarpërinj të ujit, zambakë të bardhë dhe drurë, rrënjët e të cilëve ndodhen nën ujë. Rajoni është unik me llojet e shumta të bimëve dhe të kafshëve. Me qëllim ruajtjen e diversitetit natyror, rrjedhja e lumit Ropotamo është shpallur për “rezervat me regjim të rreptë” para 30 vjetësh. Është ndaluar veprimtaria e njeriut, peshkimi, prerja e drurëve, kampingjet me çadra.
Rezervati “Ropotamo” ndodhet në jug të qytetit detar Burgas, në distancë 50 km prej tij. Po të bëni shëtitje me varkë në rrjedhjen e lumit, do t’ju bëjnë përshtypje pyjet e dendura shekullore, të cilat duken si xhungël. Kuriozitetet e tjera në rajon janë grykëderdhja e lumit, moçali “Arkutino”, në të cilin lulëzojnë qindra zambakë të bardha dhe ishulli Shën Toma, i njohur si Ishulli i Gjarpërinjve.
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..