Fushat e gjelbra rreth stacionit Avramovo – stacioni më i lart hekurudhor në Ballkan, bëhen skenë e tubimit “Rreth linjës me trase të ngushtë. Ngjarja është gjatë kësaj të diele /12 gusht/, kurse iniciator dhe organizator bazë është Shoqata Qytetare “Për linjën e trasesë së ngushtë”.
Ata, të cilët i ndjekin lajmet nga vendi, sigurisht që mbajnë mend sesi përpara 5 vjetëve, një djalë 18 vjeç filloi betejë me institucionet për ruajtjen e vijës hekurudhore Septemvri-Dobrinishte. Kështu u vu fillimi i lëvizjes qytetare për ruajtjen dhe popullarizimin e linjës me trase të ngushtë, si dhe për zhvillimin e potencialit të saj turistik. Kristian Vaklinov – një adoleshent i atëhershëm, themelues dhe kryetar i shoqatës “Për linjën me trase të ngushtë”, tregon:
“Ideja bazë është të mund të ruajmë linjën me trase të ngushtë-këtë pasuri të cilën e kemi. U binda se popullarizimi i historisë rreth saj, i ndez edhe më shumë njerëzit pas kauzës. Unë vet tanimë 9 vjet udhëtoj nëpër këtë vijë si turist dhe mësova shumë. Ndërtimi fillon gjatë vitit 1921, por projekti të lidhet stacioni Septemvri me regjionin e Velingradit lind më herët – gjatë vitit 1916. Puna kryhet në etapa deri më 9 dhjetor 1945, kur është inauguruar dhe pjesa e fundit nga qyteti Bansko deri në Dobrinishte. Është dashur të vazhdojë deri në detin Egje, por nuk ndodh. Për 5 orë dhe 125 kilometra njeriu kalon rreth kureshtjeve të shkëlqyera natyrore dhe historike. Në plan teknik linja është atraktive me “gjashtëshet” dhe “tetëshet” që i përshkruan, duke kapërcyer reliefin malor. Nga pikënisja fillestare deri në stacionin Avramovo ka një zhvendosje mbi 1000 metra. Derisa di unë, kjo është unikale në një përpjesëtim botëror. Avramovo është në një lartësi 1267 metra mbi nivelin e detit. Një pasuri është dhe fakti se praktikisht vija lidh 3 krahina etniko-kulturore – Trakinë, Rodopet dhe Pirinin. Ky udhëtim 5 orësh është një takim me fate të ndryshme njerëzore, jetesë dhe kulturë. Jam i lumtur , se gjithnjë e më shumë njerëz e vlerësojnë këtë pasuri.”
Avramovo është një fshat i lartë malor, i vendosur në një kodër nga njëra anë e stacionit, kurse nga ana tjetër është fshati Pashovi. Stacioni është në luadhet midis dy fshatrave dhe kjo është qendra e qafës së Avramit. Hapet një pamje madhështore drejt majave shkëmbore. Në qoftë se kjo bëhet traditë, siç janë qëllimet e organizatorëve, ka vend të mjaftueshëm dhe për interpretuesit dhe për publikun, dhe për tregtarët të cilët udhëtojnë, të cilët i ndjekin tubimet dhe ju ofrojnë njerëzve ushqim, sende të punuara në dorë dhe akoma shumë gjëra të tjera.
Kristiani tregon se kanë organizuar disa festa rreth linjës me një trase të ngushtë që të motivojnë njerëzit të udhëtojnë me të dhe të shikojnë pamjet natyrore jashtëzakonisht të bukura. Në përkrahje të kauzës është dhe tubimi i ardhshëm, i cili do të zgjasë gjatë gjithë ditës së diel.
“Presim miq të shumtë, kurse interpretuesit janë nga i gjithë vendi – thotë akoma entuziasti i ri. Po e organizojmë tubimin me përkrahjen e bashkive Velingrad dhe Jakoruda, si dhe të hekurudhave shtetërore Bullgare. Përveç nga këto bashki, presim amatorë të shumtë nga qytezat përmes të cilave kalon linja me një trase të ngushtë, si dhe pjesëmarrës nga grupet e vatrave të kulturës dhe klubet e vallëzimit në qytetet Bllagievgrad, Plovdiv, Krumovgrad, Asenovgrad, Peshtera, Pazarxhik, Razllog, do të ekzekutojnë gajdexhinj nga Peshtera, Smoljan... Do të jetë shumë e larmishme dhe me shumë ngjyrë, kurse treni është në qendër të ngjarjes.”
Kristiani na tha se, ndien një kënaqësi të madhe dhe lumturi nga ajo që është bërë për linjën me një trase të ngushtë. Shembulli i tij ka detyruar njerëz të shumtë të fillojnë luftë me padrejtësitë në sfera të ndryshme të jetës.
“Shumë nga të rinjtë tek ne nuk kanë shpresa të mëdha për të ardhmen, janë të de inkurajuar. Kjo është e rëndësishme dhe për brezin e prindërve tanë. Duke e kuptuar se u ndikoj njerëzve të besojnë se janë në gjendje të ndryshojnë botën rreth vetes së vet, punoj me një frymëzim më të madh dhe gjithnjë e më aktivisht në këtë drejtim. Fakti se kaq shumë interpretues ranë dakord të marrin pjesë në tubim, është një dëshmi se kauza tonë është me të vërtetë e rëndësishme për shumë njerëz.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..