Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri maqedonas u kërkoi falje bullgarëve për një koment të tij

Foto: arkiv

Në faqen e vet në “Facebook” kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u kërkoi falje “miqve dhe vëllezërve” bullgarë për komentin e vet të bërë në një intervistë televizive, në të cilën e përcaktoi Kryengritjen e Ilindenit si maqedonase. Duke e sqaruar të thënën si një “gabim të pavëmendshëm”, Zaev rikujtoi se, tanimë më shumë se një vit Maqedonia dhe Bullgaria  disa herë i festojnë bashkërisht ngjarjet e përbashkëta historike. Deklarata e kryeministrit maqedonas erdhi vetëm një ditë pasi në lidhje me komentin e tij televiziv homologu i tij bullgar Bojko Borisov tha se, “kur të vijë koha Bullgaria do të shprehë qëndrimin e saj për aderimin  e Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian, do të kujtohet për këto fjalë dhe do të marrë vendimin e vet”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD