Klubi bullgar i futbollit “Ludogorets” i siguroi vetes vend në “play-off”-in e Ligës së Evropës pas barazisë 1:1 me skuadrën boshnjake Zrinjski Mostar. Bullgarët fituan ndeshjen e parë me të në Sofje me 1:0 dhe kështu rezultati, me të cilin eliminuan “Zrinjskin” është 2:1.
Në etapën tjetër të turneut, e cila do të jetë e fundit para fazës grupore, “Ludogorets” do të luajë kundër kampionit të Gjeorgjisë – “Torpedio” (Kutaisi), që humbi ndeshjen e zhvilluar në Shqipëri kundër “Kukësit” (0:2), por rezultati i përbashkët 5:4 në favor të gjeorgjianëve u siguroi atyre vend në etapën tjetër.
Skuadra tjetër bullgare CSKA përfundoi pjesëmarrjen e saj për këtë sezon, pasi humbi ndeshjen e dytë kundër KF “Kopenhagen” me 1:2 në raundin e tretë paraprak të Ligës së Evropës dhe rezultati i përbashkët kundër danezëve u bë 2:4. Kështu CSKA-ja nuk arriti të fitojë të drejtën të vazhdojë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..