Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni po rritet, rritja e ekonomisë po vonohet

Këto ditë mësuam dy lajme të rëndësishme ekonomike. Për fat të keq njëri është i keq, tjetri është edhe më i keq.

БНР Новини
Foto: BGNES

Pasi deflacioni në Bullgari vazhdoi më shumë se dy vjet, aktualisht ne vend po vëzhgohet i ashtuquajturi “deflacion shëndetësor”. Mirëpo, ai është kaq i lartë se nuk mund të bëhet fjalë për efekte pozitive pas rritjes së çmimeve, por për rrezikimin e aftësisë blerëse të popullsisë. Meqenëse inflacioni në Bullgari u përshpejtua dhe arriti 3.5 për qind, që është rekord gjatë pesë viteve të fundit. Kjo tendencë fsheh madje rrezik që të mos zbatohet një prej kritereve për aderimin tonë kaq të dëshiruar në eurozonë, kriter ky i cili tani për tani nuk përbëhej problem për Sofjen.

Inflacioni u detyrohet si faktorëve të brendshëm, ashtu dhe të tillëve të jashtëm. Ndër ata të brendshëm, që kanë ndikim më të madh mbi çmime duhet shënuar në vend të parë aftësia blerëse e bullgarëve, të ardhurat e të cilëve rriten vazhdimisht, me afro 10 për qind në vit. Më shumë para në xhep, kjo do të thotë dhe konsumim më të madh. Përkthyer në gjuhën e biznesit, kjo interpretohet si mbizotërim i kërkimit në krahasim me ofrimin. Ndër faktorët e jashtëm me kontribut më të madh për rritjen e inflacionit janë lëndët djegëse që po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Duhet shtuar edhe një dukuri shqetësuese – të ardhurat e bullgarëve po rriten më ngadalë nga shpenzimet e tyre. Të ardhurat e përgjithshme mesatare të një anëtari të familjes gjatë tremujorit të dytë të 2018-ës është 754 euro dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 ato janë rritur me 8.7 për qind. Ndërkaq, shpenzimet janë 680 euro dhe rriten me 11.4 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2017, tregojnë të dhënat e Instituti Kombëtar të Statistikave. Kjo do të thotë se të ardhurat reale rriten më shpejt nga inflacioni, gjë që lejon edhe konsumim më të madh. Përveç kësaj çmimet me pakicë në Bullgari mbeten në një nivel më të ulët nga ai mesatar evropian dhe me thellimin e integrimit në Bashkimin Evropian nuk mund të mos lëvizin ngadalë lart. Në fund të fundit mund të thuhet se ka akoma para të lira për rritje suplementare të konsumimit, domethënë të inflacionit të konsumatorit, të paktën deri sa të arrihen nivelet e çmimeve në pjesën më të zhvilluar të Evropës.

Lajmi tjetër i keq, që mësuam këto ditët e fundit, i përket vonimit të tempeve të rritjes ekonomike, e cila gjatë tremujorit të dytë të vitit arriti 3.4 për qind. Në fakt kjo është rritja më e dobët që nga viti 2015 e këtej. Vërtetë rritje ka, por duke pasur parasysh faktin se Bullgaria është e prapambetur  në zhvillimin e saj ekonomik në krahasim me shtetet e tjera industriale, shumë ekonomistë pohojnë se vendi ynë duhet të shënojë rritje prej 10 për qind në vit dekada me radhë, që të mund të përballojë këtë greminë të thellë. Përveç tempeve të rritjes ekonomike ka akoma një shkas për shqetësime. Bëhet fjalë për motorët e ekspansionit ekonomik. Motori i tij kryesor është konsumimi i brendshëm, kurse ai nuk çon në krijimin e vlerës së re të shtuar. Këtë e bëjnë investimet në kapital. Kurse konsumimi i brendshëm ka ndikim afatshkurtër ekonomik. Deri para pak kohe ekspertët ekonomikë mendonin se sivjet do të shënohej kulmi në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto dhe se madje ka rrezik nga mbinxehja e ekonomisë. Mirëpo, aktualisht këto prognoza duken të dyshimta jo vetëm për shkak të shifrave të statistikës kombëtare, por edhe për shkak të dukurive që po vëzhgohen në disa vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në Poloni dhe Çeki rritja ekonomike shënon vonim të konsiderueshëm dhe siç duket Bullgaria gjithashtu do të ketë fat të tillë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD