Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Roli i Bullgarisë, pjesë e librit “Kosovo’s independence - In Compliance with the International Law”

БНР Новини

Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës se Kosovës ne shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 8 vjet pas dhënies se mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (22 korrik 2010) ka publikuar librin “Kosovo’s independence - In Compliance with the International Law” (Pavarësia e Kosovës – në përputhje me ligjin ndërkombëtar).

Diplomati i Republikës se Kosovës ne Sofje Bujar Desku i cili është edhe editor i këtij libri vlerëson se ky publikim përmbledh të dhëna dhe analiza themelore juridike të një dosjeje konkrete, me përmbajtje të pasur dokumentesh të periudhave te hershme historike, por me fokus te shtuar te Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

СнимкаKy libër si para hyrje ka një adresim te Zv.Kryeministrit te parë dhe Ministrit te Punëve te Jashtme te Republikës se Kosovës Behgjet Pacolli, përmes së cilës ministri falënderon dhe vlerëson gjithë aktorët qe kane kontribuar ne këtë proces, për te vazhduar me një përmbledhje kronologjike historike dhe më pas një analizë të gjatë të gjithë procesit që ka përshkuar Kosovën – periudha e pasluftës, shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe si rrjedhojë kontestimi i saj nga ana e Serbisë, e deri tek mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Megjithëse për studim është marrë një periudhë më e gjatë kohore boshti i temës së trajtuar në libër është i përqendruar që nga rezoluta e OKB-së e miratuar më 8 tetor 2008, ku Asambleja e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e deri tek mendimi këshillëdhënës i organit kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara, në pyetjen nëse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në pajtueshmëri te plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Diplomati Desku thotë se në materialin bazë të librit në mesin e shumë deklaratave te shteteve, përfshihet edhe deklarata e Bullgarisë e cila përmes përfaqësuesit te saj Zlatko Dimitroff, në argumentet e paraqitura para GJND-së e ka vlerësuar Kosovën si një rast special. “Shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë, dhunimi i të drejtave të njeriut, administrimi i vazhdueshëm i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, si dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen e statusit të Kosovës bazuar në Principet e Grupit të Kontaktit nuk gjinden ndokund tjetër dhe për këtë arsye e bëjnë rastin e Kosovës si rast special”. Tutje ne argumentet e prezantuara nga përfaqësuesi i Bullgarisë thuhet se Deklarata e pavarësisë është shprehje e vullnetit të një etniteti me qëllim krijimin e një shteti të ri.’ Kjo është një çështje që u përket shteteve. Me këtë edhe Rezoluta 1244 nuk pengon çfarëdo rezultati të mundshëm për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ndërkaq, sipas editorit te librit Desku rasti i Kosovës në GJND , ballafaqimi i deklaratave për dhe kundër shpalljes nga shtete të ndryshme të botës, argumentet dhe pretendimet ligjore nga ana e palëve direkte të ballafaquara ;Kosovës dhe Serbisë, si dhe mendimi përfundimtar këshillëdhënës i Gjykatës, përveçse është një referencë e mire për Kosovën, në te njëjtën kohë e bëjnë këtë çështje një lëndë relevante dhe atraktive edhe për hulumtim nga ekspertët e te Drejtës Ndërkombëtare.

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD
Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD