Me festime, koncerte dhe shfaqe teatrale qyteti Dobriç shënoi festën e tij – 25 shtator.
Në këtë datë më 1940 qyteti dhe tërë krahina Dobruxha Jugore në mënyrë diplomatike përsëri janë kthyer brenda kufijve të Bullgarisë, pasi në vitin 1913 padrejtësisht ato iu aneksuan Rumanisë. Pas Luftës së Dytë Botërore ato janë njohur zyrtarisht si territore bullgare me Traktatin e Paqes së Parisit (1947). Javën e kaluar Kuvendi Popullor i shpalli qytetet Dobriç dhe Tutrakan (në të njëjtën krahinë) për qytete të lavdisë luftarake bullgare.
Në historinë e ndërlikuar dhe kontradiktore të Luftës së Parë Botërore beteja për Dobruxhën Jugore kundër ushtrive të Antantës është një ngjarje e madhe dhe një kauzë e drejtë dhe heroike të popullit bullgar. Ajo është fituar në fushën e betejës, por pastaj është humbur politikisht, sepse në këtë luftë Bullgaria lufton si aleate e Gjermanisë. “Epopeja e Dobruxhës” (5-7 shtator 1916) është një operacion i shkëlqyer i ushtrisë tokësore, aviacionit dhe flotës së Bullgarisë, e cila përfundon me fitore kundër forcave të armikut.
Në lidhje me festën e qytetit dhe shpalljen e tij për qytet të lavdisë luftarake bullgare u emetua një pullë postare me imazhin e monumentit të heronjve të Epopesë së Dobruxhës.
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike..