Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tavani i pensionit maksimal do të rritet, por nuk do të hiqet

БНР Новини
Foto: BGNES

Papritmas në fund të javës së kaluar qeveria bëri të ditur se vitin tjetër tavani i pensioneve do të rritet nga 920 në 1200 leva, si për pensionet e reja, ashtu dhe për ato të vjetra, megjithëse pritej heqja e tij për pensionet e reja.

Agjencia Mediapool e vuri theksin te fakti se Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov ka qenë për heqjen e tavanit për pensionet e reja, por në fund të fundit e ka pranuar vendimin më të ri, i cili u shpall jo nga ai, por nga Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Z. Goranov shpjegoi se për shkak të të metave në formulën e pensionimit lidhja midis kontributit të sigurimeve dhe përmasës reale të pensioneve është shkelur dhe nuk është e drejtë që tavani të hiqet krejtësisht, sepse në rast të tillë do të ketë pensione tepër të larta.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave tavani i deritanishëm prej 910 levash i kufizonte pensionet e rreth 65 000 njerëzve. Ekspertët e sindikatave kanë llogaritur se rritja e parashikuar do të përkasë mbi 40 mijë veta, ose rreth 2/3 prej pensionistëve, pensionet e të cilave deri tani ishin kufizuar. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) konstatoi se refuzimi i heqjes së tavanit të pensioneve nga ana e pushtetarëve është një “veprim frikacak dhe i matur”. Ish-Ministri i Punës dhe Politikës Sociale i DPS-së në qeverinë e Pllamen Oresharskit Hasan Ademov nënvizoi se në sistemin e pensionimit duhet të ketë parashikueshmëri. Kështu qytetarët do të mund të besojnë dhe të sigurohen mbi të ardhurat reale, pa qenë të varur nga argumentet politike dhe të koniunkturës, të cilat nuk janë në përputhje me ato të ekspertëve.

Pavarësisht nga të gjithë që janë “pro” dhe ata, që janë “kundër”, vendimi për rritjen e përmasës së deritanishme maksimale të pensioneve tregon se ka mundësi për derdhen e më shumë mjeteve për nevoja sociale në buxhetin shtetëror. Këtë e ripohon edhe fakti se për shkak të rritjes së çmimeve të gazit, të ngrohjes qendrore dhe të disa mallrave gjatë muajve dimërorë, pushtetarët kanë arritur marrëveshje me sindikatat që mjetet për ndihmat energjetike për më të varfrit në vend të rriten me 50 për qind, gjë për të cilën janë të domosdoshme rreth 40 mln leva (20 mln euro). Para pak kohe u arrit marrëveshje me sindikatat dhe rritje e pagave me 10 për qind për të gjithë nëpunësit në sferën buxhetore. Mirëpo, tani u bë e qartë se kjo rritje do të jetë në varësi të meritave të punonjësve. 

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD