Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Seminari Teologjik i Sofjes mbushi 115 vjet

БНР Новини
Foto: bg.wikipedia.org

Seminari Teologjik i Sofjes shënon 115 vjet nga krijimi i vet. Godina e tij u ndërtua në vitin 1903 mbi troje të dhuruara nga bashkia e qytetit. Sot Seminari po e vazhdon veprën e Shkollës Teologjike të Samokovit. Dekada me radhë përveç njohurive teologjike, seminaristët përvetësojnë arte të ndryshme kishtare. Gjatë të gjitha këtyre viteve arsimi dhe edukimi i tyre ndjek traditat e vlerave të krishtera, megjithë vështirësitë gjatë luftërave dhe viteve të ateizmit. Në vitin 1950, disa vite pas marrjes së pushtetit nga Partia Komuniste Bullgare, godinat e Seminarit të Sofjes përdoreshin si Pallat i Pionierëve, ndërsa Seminari u zhvendos në Manastirin e Çerepishit, ku mbeti deri në vitin 1990.

Në të vërtetë çdonjëri, i cili ka shkuar në Seminar, është ndeshur me probleme serioze – tregoi në një reportazh për programin Horizont të Radios Kombëtare Bullgare rektori i Seminarit Tërëshenjtëria e tij Arqimandriti Pahomij. – Pushteti ka kërkuar mënyra që t’i shkëpusë menjëherë, duke i kërcënuar prindërit e tyre se do të mbeten pa punë, se do të persekutohen. Mirëpo, ata të cilët kanë shkuar në Seminar, kanë pasur dëshirën e sinqertë ta ndjekin këtë rrugë shpirtërore.

Sot qëllimi ynë drejt jetës shpirtërore po pakësohet gjithnjë e më shumë, ndoshta për shkak të periudhës së gjatë të ateizmit, ose për shkak të qëllimit për pasuri materiale, gjë që e ndryshon sistemin tonë të vlerave.

Periudha është e vështirë, sidomos për njerëzit e rinj. Mundësia që ata të bëjnë gabim në rrugë, duke e kërkuar të vërtetën, është mjaftë e madhe. Besimi është një zgjidhje personale – sekreti midis njeriut dhe Zotit. Kjo ndodh në zemër! Ne këtu mund ta japin diturinë për Zotin. Mirëpo, ne në asnjë mënyrë nuk mund t’ia fusim besimin në zemrën e njeriut.

Megjithë vështirësitë pedagogët e Seminarit të Sofjes arrijnë të ringjallin besimin te nxënësit e vet, si dhe t’i mësojnë ta ruajnë zjarrin e besimit në shpirtrat e tyre. Më shumë se një shekulli shkolla teologjike i ruan traditat e edukimit teologjik të seminaristëve. Atje mësojnë 100 djem, ndërsa për vitin e ri shkollor janë regjistruar vetëm 15 nxënës. “Është me rëndësi që ata të udhëhiqen nga dëshira e tyre e sinqertë dhe personale, pa u ndier të detyruar”, shënon Arqimandriti Pahomij dhe shton:

Fëmijët janë në Seminar nja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe jo vetëm arsimi, por edhe edukimi i tyre është detyrë e pedagogëve të Seminarit. Ne jemi edhe si prindër të fëmijëve. Kemi një bazë të mirë, park, ku fëmijët të çlodhen dhe të mësojnë. U sigurojmë falas libra mësimorë, ushqim dhe pension familjar. Shumë pak janë shkollat që u sigurojnë nxënësve kushte të tilla. Sigurisht që janë me rëndësi edhe rregullat e seminarit, të cilat gjatë viteve kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme. Prandaj ne përpiqemi ta ruajmë këtë traditë, e cila është e mirë dhe e dobishme për fëmijët tanë.”

Sipas nxënësve Anton dhe Asen rregullat e rrepta të Seminarit janë diçka shumë e dobishme: “Nuk ka presion nga ana e mësuesve. Të gjithë kujdesen njëri për tjetrin dhe jetojmë si në një familje e madhe” – thonë ata. Të dy shtojnë se disponojnë mjaftë kohë të lirë, ndërsa pas mësimeve luajnë së bashku futboll dhe madje arrijnë të kthehen në vendlindjet e tyre. Mësuesi i tyre Hieromurgu Meletej shton:

Shpeshherë dëgjojmë për problemet e të rinjve – narkotikët, mungesa e kuptimit të ekzistencës së tyre etj. Në Seminar përpiqemi të krijojmë lidhje midis jetës së çdo një mësuesi dhe kuptimit të jetës në përgjithësi, kuptim ky i cili për ne është Krishti.”

Është i gabuar kuptimi se fëmijët, të cilët e kanë mbaruar Seminarin, duhet të merren medoemos me teologji. Nxënësit marrin arsim mondan dhe më e rëndësishmja – një edukim të mirë dhe klasik, nënvizoi rektori Arqimandriti Pahomij.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD

Teknologjitë e reja rikrijojnë Betejën e Tutrakanit

Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..

botuar më 24-05-26 9.15.PD
Qytetarët e Sofjes dynden për të lexuar manifestin mbretëror me dekret-ligjin për pushtetin e ri të puçistëve

Mësime bullgare - pse një grusht shteti ushtarak nuk çon në "përtëritje"?

90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos , ndaluan partitë dhe..

botuar më 24-05-19 9.40.PD