Libri autobiografik i futbollistit bullgar Dimitër Berbatov do të prezantohet zyrtarisht më 10 nëntor. Libri luksoz u botua nga Shtëpia Botuese “Ciela”. Ylli i njohur futbollistik bullgar u tregon lexuesve për lumturinë e përjetuar në terren si rezultat i sukseseve, për vështirësitë të cilat shoqërojnë lojën...
Jeta frymëzuese e një djali të zakonshëm bullgar, i cili arriti shumë në futbollin botëror tregohet në afro 500 faqe. Shkruar në mënyrë të sinqertë libri jep përgjigje dhe provokon mendime. Libri përmban fotografi të pabotuara deri tashti të futbollistit. Autor i parathënies është sër Alex Ferguson, menaxher shumëvjeçar i skuadrës Manchester United, ekipi në të cilin Berbatovi luante disa vite me radhë.
Dimitër Berbatov regjistroi emrin e vet me germa të florinjta bashkë me emrat e futbollistëve më të mir; bullgarë. Golat për kombëtaren e Bullgarisë janë 48 dhe sipas këtij treguesi sulmuesi është në krye të klasifikimit të mjeshtreve më të mirë të golave në kombëtaren bullgare.
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..