Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorja Miglena Savova-Auclair ri zbulon fytyrën e njeriut dhe jehonën e larmishme të shpirtit

БНР Новини

“Le të shikojmë, Më shiko” – me këtë thirrje përmes pikturave na pret ekspozita me pikturat e Miglena Savovës-Auclair në Sofje. Kjo është ekspozita e parë vetjake e bullgares së talentuar, e cila prej viteve jeton dhe punon në Gjenevë. Ngjyrat në krijimtarinë e saj janë të spikatura dhe provokuese, pamjet janë të mëdha dhe shumë shprehëse.

Снимка

Për temën, e zgjedhur nga Miglena Savova-Auclair, kritika pohon se përmes fytyrave të saj ajo jep njëfarë përgjigje të zhgënjimit, me qenë se në kohën tonë ka një superprodhim të selfieve. Çdo gjë e propozuar me shumicë, çon deri në mërzitje dhe zhgënjim. Miglena Savova i kushton vëmendje fytyrës së njeriut dhe e tregon atë përmes ngjyrave të theksuara. Ajo e përdor fytyrën si mbartës i identitetit.

“Magjia dhe thellësia e fytyrës gjithmonë kanë tërhequr Miglenën si një subjekt i krijimit. Ajo mundohet të pasqyrojë gjendjen universale të emocioneve njerëzore. Fytyrat gjithmonë mbajnë shenjat nga historia e njerëzimit, kurse piktura e një fytyre mund të jetë e rëndësishme historikisht dhe njëkohësisht të mbahet mend dhe të ushtron ndikim mbi publikun”. Ekspozita është hapur për vizitues deri më 25 dhjetor në Galerinë e artit modern në rrugën “Budapest” numër 2 në Sofje.

Снимка

Ekspozita “Le të shikojmë” (“Let’s look”) është e renditur me ndihmën e Shoqatës “Kaq afër, kaq larg” dhe me përkrahjen  e Agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë shtetit.

Unë e prezantoj veten si një piktore bullgare, pavarësisht se jetoj në Zvicër më shumë se 16 vjet. Piktorët janë personalitete kozmopolite dhe mund të jetojnë kudo. Të mund të zgjedhësh vendin më të mirë për veten tënde nuk është emigrim, por nevojë për punë dhe për shfaqje, për paraqitje” – thotë për veten e vet Miglena Savova-Auclair dhe vazhdon:

Снимка

U nisa për specializim mbi një projekt për restaurimin e skulpturës gjatë vitit 2003, kurse pas kësaj kalova drejt Historisë së artit. Pas kësaj hapa atelienë time në Gjenevë. Gjatë viteve të fundit merrem me një platformë artistike, diçka e tipit të agjencisë për arte, e cila përfshin atelienë për restaurim të veprave të artit, por jo vetëm këtë. Kam dhe një shkollë artistike e cila merret me njerëz të rritur dhe fëmijë. Do të hapet në të ardhmen e afërt dhe një shkollë e ditës së diel për fëmijë bullgarë në  Zvicër, të cilët vijnë nga familje të përziera. Do të doja shumë që përmes artit ata të mësojnë të flasin gjuhën bullgare. Përmes artit dhe përmes lojës gjuha mësohet shumë më lehtë dhe më mirë. Temat në këtë atelie do të jenë të lidhura me Bullgarinë dhe me autorët vendas. Unë kam përfunduar grafikë, por piktura ka qenë gjëja, e cila gjithmonë më ka emocionuar. Shumë i pëlqej ngjyrat, kontrastin dhe provokimet e kombinimeve të ngjyrave. Tani në këtë ekspozitë përmes printimet e pikturave të mia, deri diku u ktheva dhe drejt grafikës. Sipas meje piktori modern duhet të provokojë publikun, të drejtojë vëmendjen e tij drejt problemeve aktuale, drejt personave dhe temave sociale, sepse roli ynë është të jemi njëfarë iluministësh. Në qoftë se një art nuk provokon, në qoftë se nuk jep material për tu menduar, nuk ka sesi të jetë i dobishëm për njerëzit. Me paramendim i ftoj spektatorët të qëndrojnë me fytyrë kundra portreteve, kështu unë i provokoj të vështrojnë më shpesh fytyrat e të tjerëve, kurse pas kësaj të njohin më mirë veten e vet.

Снимка

Ekspozita është në vend të parë për nga vizitat në galeritë e vogla në Sofje. Ajo provokoi interes bile përpara se të  hapet” – thotë galeristja Cvetelina Rusalieva dhe shton: “Ne me Miglenën njihemi që së shpejti, por punojmë me autorë, të cilët janë jashtë shtetit, që të mund ti prezantojmë në Bullgari. Dhe në të ardhme kemi menduar disa projekte të përbashkëta. Në galerinë e Miglena Savovës në Gjenevë do të prezantojmë një ekspozitë të piktorëve bullgarë. Ky është hapi i parë drejt një bashkëpunimi të rëndësishëm dhe të frytshëm, që të mundim të arrijmë deri tek një auditor më të gjerë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Sofia Contemporary Art



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodor Ushev

Teodor Ushev dekorohet me çmimin "Renato Gutuzo" në festivalin Animaphix

Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..

botuar më 24-07-22 12.07.MD
Prof. Krasimir Stançev

Prof. Krasimir Stançev: Gjuha mund të përdoret për çfarëdo qëllimesh - nga më paqësorët deri te shpallja e luftës

"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..

botuar më 24-07-13 11.10.PD

Nderojmë patriarkun e letërsisë bullgare, Ivan Vazov

Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..

botuar më 24-07-09 5.45.PD