Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17 nëntori – Dita botërore e lindjeve të parakohshme

БНР Новини

Në Bullgari çdo vit lindin midis 6000 dhe 6500 foshnjave përpara kohës së duhur, me fjalë të tjera një në dhjetë bebe ka lindur para kohe. Këto janë të dhëna  të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sepse, mjerisht në vendin tonë nuk ekziston një regjistër zyrtar i fëmijëve të lindur para kohe. Por, pas çdo një numri të statistikës së thatë fshihet një histori personale. Histori për dhimbjen, vuajtjen dhe lotët e shumta të derdhura. Histori për luftën e madhe, dashurinë dhe buzëqeshjet e shumta e të lumtura.

СнимкаNjë fëmijë mund të lindë para kohe në çdo një familje. Shumica mendojnë se fëmijët e lindur para kohe lindin në familje me një status të ulët shëndetësor ose në familje nga grupet e pakicave, gjë e cila fare nuk është e vërtetë – zbulon një nga keqkuptimet më të përhapura Margarita Gabrovska, logoped  dhe specialiste mbi intervenimin e herët në qendrën familjare “Çudira të vogla” pranë Fondacionit “Fëmijët tanë të lindur para kohe”. Nganjëherë nuk është e detyrueshme të ketë një shkak mjekësor. Shpesh deri në një lindje para kohe mund të çojë ndonjë infeksion, traumë, nganjëherë mosha e nënës ose ngjitja specifike e placentës. Nënat ndihen fajtore, se bebja ka lindur kaq herët, ndërsa kjo mund të ndodhë fare rastësisht.

Fondacioni “Fëmijët tanë të lindur para kohe” – organizata e parë joqeveritare, e krijuar në përkrahje të fëmijëve bullgarë të lindur para kohe dhe familjeve të tyre u jep përgjigje pyetjeve të prindërve, jep informacion më të gjerë dhe përkrahje, punon për përmirësimin e bazës materiale në repartet neonatale, u siguron bebeve dhe fëmijëve mjedisin e domosdoshëm dhe specialistë për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Снимка

Fondacioni është i krijuar gjatë vitit 2012 prej 3 nënave të fëmijëve të lindur para kohe, të cilat, pasi janë ndeshur me këtë problem e kuptojnë se në Bullgari nuk ka se ku të mbështeten dhe ku të gjejnë një informacion më të plotë – thotë Margarita Gabrovska. Prej 1 viti ekziston dhe qendra familjare “Çudira të vogla”. Këtu prindërit marrin këshilla për zhvillimin e herët të fëmijëve ose nevojat specifike të fëmijëve të lindur para kohe. Fëmijët punojnë në grupe terapeutike dhe në mënyrë individuale me logoped, terapeut profesionist, psikolog, terapeut muzikor. Mundohemi në çdo lloj mënyre t'i përkrahim, në mënyrë që maksimalisht shpejt të evitojnë vështirësitë dhe të përballojnë më shpejt situatën.

Снимка

Një nga problemet është lidhur me pajisjen e lartë teknologjike mjekësore. Derisa në qytetet e mëdha ka të tillë dhe specialistët janë në një nivel shumë të mirë, në qytetet e vogla akoma ka një nevojë nga rinovimi i aparaturës. Për sigurimin e mjeteve të domosdoshme Fondacioni “Fëmijët tanë të lindur para kohe” organizon iniciativa të ndryshme të bamirësisë.

Снимка

Tanimë disa vjet me radhë po zhvillojmë pazare – tregon Margarita Gabrovska. Vullnetarët punojnë me shtiza dhe qepin në ndihmë të fëmijëve të lindur para kohe. Për shembull oktapodë, kthetrat e të cilave simulojnë kordonin e kërthizës. Ato vendosen në inkubator, që të mund në vend që të kapet pas sistemit dhe të plagoset pa dashje, bebja të kapet pas këtij oktapodi. Punojnë me shtiza papuçe të vogla dhe kapele, me qenë se masat janë më specifike, si dhe mbulesa për inkubatorët, të cilat e mbrojnë fëmijën nga drita e drejtpërdrejtë dhe i sigurojnë një mjedis të qetë në të cilin mund të zhvillohet dhe të shërohet.”

Снимка

“Nata e çudirave” është ngjarja, ku zyrtarisht shpallen iniciativat, për të cilat do të grumbullohen mjete. Sivjet ato janë të lidhura me hapjen e dhomave familjare në repartet neonatale, në të cilat prindërit mund të kalojnë një pjesë më të gjatë kohe me bebet e veta, derisa janë akoma në spital, me grumbullim të përvitshëm të mjeteve për aparaturë dhe me zhvillimin e Qendrës Familjare.

Снимка

Një pjesë nga mjetet do të shkojnë për programin social për fëmijët, familjet e të cilëve nuk mund t'i lejojnë vetes  terapinë e duhur – tregon Margarita Gabrovska. Duam të pajisim një sallë për psikomotorikë, e cila është shumë e rëndësishme për fëmijët e lindur para kohe, dhe po kështu të sigurojmë arsimim më të lartë të specialistëve, sepse shumë pak janë të profilizuar në zhvillimin e fëmijëve të lindur para kohe dhe në zhvillimin e herët të fëmijëve dhe të intervencionit tek ta.

Mund t'i përkrahni iniciativat ose të bëheni vullnetarë këtu: www.premature-bg.com

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD
Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD