Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hekurudhat Shtetërore Bullgare janë duke u shuar dalëngadalë për shkak të mungesës së reformave, parave dhe udhëtarëve

БНР Новини
Foto: BGNES

Sot, megjithëse po flasim për Hyperloop, TGV dhe lloje të tjerë trenash të shpejtë me shpejtësi prej 300 e më shumë kilometrave në orë, Hekurudhat Shtetërore Bullgare po shuhen dalëngadalë për shkak të paaftësisë të përshtaten  ndaj kushteve moderne. Ato sikurse janë në fillim të shekullit të kaluar, kur akoma dominonin lokomotivat me avull, të cilat nxirrnin tym dhe lëviznin me shpejtësi modeste mesatare prej 30 kilometrave në orë, me vagonë mallrash, ose për pasagjerë dhe kur stacionet hekurudhore ishin disa nga ndërtesat më të bukura në çdo një vend të populluar.

Sot tanimë nuk është më kështu, transporti hekurudhor po i ruan prioritetet e veta, por ato duhet të përdoren për luftim të suksesshëm të konkurrencës së llojeve të tjera të transportit. Kjo do të thotë se hekurudhat duhet të reformohen dhe të jenë në hap me kohën. Por e gjithë kjo nuk ndodh në Hekurudhat Shtetërore Bullgare, të cilat pavarësisht se janë të përkrahura vazhdimisht nga ana financiare  nga shteti dhe projektet moderne, të financuara nga Bashkimi Evropian me qindra milionë euro, vazhdimisht humbasin – edhe biznesin, edhe klientët individualë. Dhe kjo për shkak të faktit fare të thjeshtë, se nuk janë në nivelin e kërkesave  të konsumatorëve të sotëm, pavarësisht se mbeten transporti më i lirë në vend.

Vetë Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov e përcaktoi situatën në Hekurudhat Shtetërore Bullgare si “pa ide – mungon ideja për zhvillim”. Sigurisht  që kjo është një nga shkaqet  që tre anëtarë të Këshillit të Drejtorëve, përfshi dhe Kryeshefin ekzekutiv të kompanisë Vlladimir Vlladimirov, të japin përpara 1 muaji dorëheqje. Tani për tani, në vend të tyre nuk ka menaxherë të rinj, gjë e cila po kështu mund të shpjegohet  si mungesë e vizionit për të ardhmen e hekurudhave.

Në këtë sfond nuk na befason statistika, e cila tregon qartë krizën në Hekurudhat Bullgare. Ato ankohen nga mungesa e parave, e udhëtarëve, lokomotivave, vagonëve. Vitin e kaluar hekurudhat kanë transportuar 21 mln udhëtarë (po të bëjmë një krahasim, gjatë vitit të fundit të komunizmit 1989 me trenat shtetërorë kanë udhëtuar 99 mln pasagjerë). Vjet ato morën subvencion shtetëror prej 114 mln eurosh. Shpejtësia mesatare e udhëtimit me tren është 45 km në orë. Bullgaria nuk disponon asnjë lokomotivë të aftë për të lëvizur më shumë se 120 km në orë. Të mos flasim për avaritë mujore dhe madje për zjarret në lokomotiva, si dhe për kushtet jo shumë të mira për pasagjerët.

Po të flasim për para, duhet të përmendim se Hekurudhat Shtetërore Bullgare kanë borxh prej 52.5 mln eurosh. Gjatë tetorit qeveria vendosi që të zgjatet afati i pagimit të kredisë nga transportuesi hekurudhor deri më 30 dhjetor të vitit tjetër. Gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar hekurudhat kishin marrë hua nga Banka Botërore prej 235 mln eurosh, por askush nuk i ndjeu dobitë. Këto ditë u bë e qartë se Bashkimi Evropian investon 293,4 mln euro në kuadrin e Fondit të Kohezineve në vija më të shpejta, më moderne dhe më të sigurta hekurudhore mes qyteteve Plovdiv dhe Burgas, të cilat i lidhin disa prej qyteteve më të mëdha të Bullgarisë me një prej porteve më të rëndësishme të Detit të Zi. Në këtë mënyrë investimet kontribuojnë për ndërtimin e linjës së shpejtë hekurudhore në korridorin Orient/Mesdheu i Lindjes prej Rrjetit Transevropian të Transportit (TEN-T), që lidh Evropën Qendrore me atë Juglindore. Mirëpo, këto injektime financiare siç duket nuk mjaftojnë, pasi autoritetet në vend vendosën që një pjesë e parave nga koncesioni i Aeroportit të Sofjes, që shtyhej shumë kohë, ku vetëm pagimi i pritur paraprak është 280 mln euro, të përdoren për rimëkëmbjen e Hekurudhave Shtetërore Bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD