Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të ruajmë sekretet shtetërore me anë të kriptografisë kuantike

БНР Новини

Në shekullin tonë të teknologjive të larta informacioni e ka fuqinë e bombës vdekjeprurëse dhe prandaj shkencëtarët janë detyruar të përdorin teknologjitë e së ardhmes për të siguruar mbrojtjen e tij sa më të besueshme. Siguria e shtetit gjithnjë e më shpesh varet nga paprekshmëria e të dhënave – jo vetëm në luftërat informative, por edhe në rastet e aksidenteve industriale, fatkeqësive natyrore, terrorizmit.

Shkencëtarët bullgarë do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Aktualisht katër universitete dhe tri institute të Akademisë Bullgare të Shkencave po ndërtojnë një Qendër moderne të Kompetencave për komunikim kuantik, sisteme inteligjente të sigurisë dhe për menaxhimin e rrezikut, e cila financohet në kuadrin e një projekti evropian me 13,5 mln. leva. Brenda afatit 5 vjeçar duhet krijuar softuer i specializuar dhe platforma të robotizuara , të cilat do të përdoren në ajër, ujë dhe tokë për menaxhimin e krizave të ndryshme. Specialistët nga Qendra e re do të kenë një rol të rëndësishëm në situata të ndryshme të emergjencës: tërmete, përmbytje, tension në rajonet kufitare, sulme terroriste.

Foto: arkiv personal"Kriptografia kuantike garanton sigurinë e informacionit të transmetuar dhe s’ka analog në kriptografinë klasike – tregon docent Llëçezar Georgiev nga Instituti i Studimeve Bërthamore dhe Energjetikës Bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Kjo u përket të gjitha sferave të jetës sonë publike, por me rëndësi më të madhe është ajo për ruajtjen e sekreteve shtetërore, për garantimin e sigurisë së komunikimit të ushtarëve dhe shërbimeve të inteligjencës, kështu edhe të komunikacioneve dhe transfertave bankare."

Komunikimet kuantike zhvillohen në bazë të fizikës kuantike dhe përdorin polarizimin e kuanteve të dritës (fotonet) për shkëmbimin e çelësave sekretë ndërmjet palëve të komunikimit. Kopjimi i fshehtë i i këtij çelësi nga ndonjë palë tjetër është i pamundshëm për shkak të ndalimit të kopjimit për gjendjet e panjohura kuantike, shpjegoi shkencëtari.

"Le të supozojmë se ndodh aksident në ndonjë central atomik elektrik apo në ndonjë uzinë kimike dhe mund të pritet ndotje e konsiderueshme – radioaktive, kimike, apo lëshim në ajër i kimikateve të rrezikshme – tha Llëçezar Georgiev. – Atëherë me ndihmën e dronëve dhe softuerit të posaçëm autoritetet kompetente do të shkëmbejnë informacionet dhe ato do të përdorin një kanal të posaçëm të kriptuar. Përdorimi i platformave të robotizuara është me rëndësi të madhe, posaçërisht kur bëhet fjalë për një avari të shkaktuar me paramendim. Ato do të përdoren gjithashtu për kontrollimin e gjendjes së mureve të liqeneve artificiale, të qëndrueshmërisë së ndërtesave ndaj tërmeteve, për parashikimin e ngjarjeve katastrofike etj."

Dhe kështu që e gjithë kjo të mos duket vetëm si një roman i Dan Brown-it, po planifikohet ndërtimi i një kompleksi laboratorik, të pajisur me aparaturën më moderne, dhe i tri qendrave të simulimit, ku do të zhvillohen eksperimente shkencore dhe do të krijohen produkte të reja të teknologjive të komunikacioneve, intelektit artificial, robotikës, etj.

Ambientet e simulimit do të disponojnë me një  bazë të dhënash për rajone kritike, e cila do të plotësohet vazhdimisht” – tregoi shkencëtari. “Bëhet fjalë për informacione gjeografike, meteorologjike, të dhëna për objekte me rrezik potencial, dhe për dendësinë e popullsisë etj. Përveç kësaj do të krijojmë një sistem softueri për simulimin e situatave të fatkeqësive dhe veprimeve të neutralizimit, pakësimit të dëmeve dhe evitimit të pasojave të rënda. Përveç kësaj do të krijojmë një sistem prej instrumenteve të softuerit, i cili në bazë të modeleve matematike do të lehtësojë krijimin e tablove të situatave operative dhe menaxhimin e riskut në kushte reale apo të simuluara.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..

botuar më 24-07-30 9.23.PD