Formacioni i parë demokratik pas rrëzimit të regjimit komunist në Bullgari Bashkimi i Forcave Demokratike (BFD) shënon të premten përvjetorin e vet të 29-të. Bashkimi është themeluar më 7 dhjetor 1989 nga 10 parti dhe organizata. Kryetari i tij i parë është Zhelju Zhelev, i cili më vonë u bë presidenti ynë i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike. Presidenti i dytë dhe tani për tani i fundit i lidhur me këtë formacion është Petër Stojanov. BFD-ja ka pasur dhe tre kryeministra – Filip Dimitrov, Stefan Sofijanski dhe Ivan Kostov. Gjatë qeverisjes së tyre Bullgaria bëri hapat e harë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, implementoi bordin valutor dhe BFD u bë parti. Dhe pavarësisht se aktualisht nuk ka përfaqësues të tij në Kuvend, ambiciet e bashkimit janë që të kthehet në politikën e madhe.
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra..
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë..