Fituesi i maratonës së parë të këtij lloji të notimit në Antarktidë, bullgari Petër Stojçev tregoi me hollësi sekretin e suksesit në notimin ndër copëzat e akullita në temperaturë nën minus 1 gradë. Stoiçevi pranoi, se vështirësia më e madhe për të ishte vazhdimësia e ekspeditës, pothuajse një muaj të tërë dhe ndryshimet e pandërprera të motit të Kontinentit të Akullt. “Moti i kontinentit ndryshohet çdo 15 minutë dhe nuk mund të bësh asnjë plan për veprim. Fillimisht ka diell, pak pas kësaj fillon të bjerë dëborë dhe të fryjë erë të fortë të ftohtë – tha notari pas kthimit në atdhe. – Para garës temperatura ime e trupit ishte 37.3 gradë. Disa minuta pasi dola nga ujërat e akullt temperatura ime e trupit ishte 30.8 gradë. Mos mendoni se nuk më zuri e ftohta. Isha shumë e ftohtë, por u përpoqa të përqendrohem dhe të ruajë forcat për metrat që vijojnë”, tregoi kampioni bullgar i notimit. Stojçev theksoi, se gjatë garës nuk mendon negativisht dhe beson gjithnjë në suksesin e vet. Pas dy muajsh ai do të garojë në Kampionatin Botëror në Polin e Veriut në Murmansk.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..