Sportistët bullgarë fituan 35 medalje gjithsej – 15 të arta, 13 të argjendta dhe 7 të bronzta, në Turneun Ndërkombëtar të Gjimnastikës Sportive për të rinj në Novi Sad të Serbisë. Në klasifikimin e skuadrave Bullgaria u radhit e para te të rinjtë, ndërsa te të rejat – zuri pozitën e dytë. Më mirë u prezantua Bozhidar Zllatanov, i cili fitoi 6 medalje të arta dhe një të argjendtë. Në turneun morën pjesë më se 260 sportistë nga 20 shtete, transmetoi Agjencia “Fokus”.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...