Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian i vendosi gjobë “Holdingut Energjetik Bullgar” për shkeljen e rregullave anti-trust

| rinovuar më 18-12-17 6.22.MD
Foto: BGNES

Komisioni Evropian i vendosi gjobë me përmasë 77 mln euro “Holdingut Energjetik Bullgar”, shoqërisë së tij bijë për furnizimin e gazit “Bulgargaz” dhe shoqërisë së tij bijë për infrastrukturë gazi “Bulgartransgaz” (i ashtuquajturi grup “BEH”) për bllokimin e aksesit të konkurrentëve tek infrastruktura kyçe e gazit në Bullgari për shkak të shkeljes së rregullave anti-trust të BE-së. Në vendim konstatohet se grupi “BEH” ka monopol si në tregjet për infrastrukturë gazi, ashtu dhe në tregjet për furnizim gazi në Bullgari. Heqja e pengesave para konkurrentëve do ta lejojë tregun bullgar të gazit për të funksionuar në një mënyrë më efektive dhe do t’u sigurojë konsumatorëve çmime më të mira dhe mundësi për t’i zgjedhur furnizuesit e gazit.

Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është në pritje të dorëzimit të vendimit zyrtar të KE-së, me të cilin imponohet gjoba. “Angazhimi për pagimin e gjobës është tre muaj. Gjatë kësaj kohe ne do të bëjmë çmos që të ruajmë interesat tona kombëtare dhe financiare” – vuri në dukje Ministrja.

Znj. Petkova deklaroi se është e gatshme të marrë përgjegjësinë politike për gjobën e imponuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD