Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petjo Kostadinov: “Gajdja është një burim i pashtershëm i ideve dhe i zbulimeve të reja muzikore

Foto: BULPHOTOPër gajdexhiun e njohur Petjo Kostadinov viti 2018 është një vit jubile, kurse bilanci nga ajo që është arritur gjatë 50 vjetëve të tij është respektues.

Instrumentist me një teknikë të mrekullueshme, novator në artin e gajdes, ai është një interpretues i suksesshëm si  solist i valleve tradicionale dhe i melodive, si dhe autor i kompozicioneve interesante. Zotëron stilet e vjetra folklorike të ekzekutimit, por dhe vazhdimisht provon teknika dhe mënyra të ndryshme të reja instrumentale. Me një lehtësi përfshihet në projekte të ndryshme bullgare dhe ndërkombëtare muzikore – edhe një shenjë tjetër për klasën e tij të lartë të interpretimit.

Ka kaluar përmes arsimit muzikor në Shkollën Kombëtare për arte folklorike “Filip Kutev” – në qytetin Kotell dhe Akademinë Muzikore në qytetin Plovdiv. Ai ka fituar dhe një përvojë serioze në ansamblin “Trakia”, kurse pas kësaj dhe në orkestrën për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, ku dhe sot është mes solistëve më të shquar.

Një anë krejtësisht të ndryshme nga talenti i vet Petjo Kostadinovi zbulon si  pjesë nga formacioni etnologjik “Bullgara”.


U rrita në një familje, e cila dëgjonte kryesisht muzikë popullore – tregon Petjo Kostadinov. Dhe unë nuk kisha një zgjedhje tjetër-vetëm këtë dëgjoja. Gjyshi im nga ana e mamasë luante në gajde. Ai qe njeriu, i cili i pari më dha këtë instrument në duar, më renditi gishtat dhe unë fillova ta ekzekutoj muzikën. Qesh i regjistruar në shkollën muzikore  në fshatin Samuillovo, rrethi i qytetit Sliven, tek mësuesi Dobromir Ivanov (Dobri Seleminovski). Ai më përgatiti për shkollën muzikore në qytetin Kotell. Pedagogët e mi aty qenë Dinjo Marinov, Koljo Sofinkov (u ndrit shpirti që të dyve), si dhe pedagogë të tjerë të mirë. Mësonim muzikën e gajdexhinjve Kostadin Varimezov, Nikolla Atanasov, Shahpas Seliev, Stojan Popov (Popeto). Pasi i përfundova studimet, pata kënaqësinë të jap mësime disa vjet në të njëjtën shkollë. Jam shumë i lumtur se nxënës të mi sot punojnë në ansamblin “Trakia”, në Akademinë Muzikore në Plovdiv e të tjerë. Unë vet punova në ansamblin “Trakia” 8 vjet. Ky ansambël më dha një bazë shumë të mirë. Kishim koncerte të shumta në vend dhe jashtë, qe një përjetim i shkëlqyer për mua. Bashkë me familjen time erdhëm në Sofje dhe nga viti 2001 punoj në orkestrën për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, ku filloi dhe puna ime incizuese. Që atëherë fillova të shkruaj dhe krijime të mia. Në një prej tyre – “Meloditë e gajdexhiut “ (aranzhimi është i Dimitër Hristovit), aplikova teknikën time – dy ton në buçallë, e cila si parim nxjerr vetëm një ton. Aktualisht po punoj dhe mbi disa metoda të reja në mënyrën e ekzekutimit. Në kompozimin “Gajde avasi” po kështu ka një novitet. Aty unë ekzekutoj njëkohësisht me dy gajde.


Këtë po kështu e aplikoj dhe në “Bullgara”. Në këtë grup ndihem i lirë kur e ekzekutoj muzikën, bashkë me kolegët aty dëfrejmë jashtëzakonisht shumë. Muzika e “Bullgaras” është një gërshetim i folklorit bullgar me rok, xhaz dhe stile të tjera. Ekzekutojmë kryesisht nëpër klube dhe nëpër festivale në Bullgari dhe Evropë. Gjatë periudhës 2003-2004 patëm kënaqësinë të ekzekutojmë bashkë në sallën “Bëllgaria” me muzikantin me famë botërore Millço Leviev. Qe një emocion shumë i madh, kurse gjatë vitit 2005 qemë grupi i cili doli në skenë përpara kitaristit Al di Meola në Pallatin Kombëtar të Kulturës... Koncertet me Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, gjithmonë kthehen në përjetime të forta. Të gjitha të cilat i numërova deri këtu ja dedikoj gajdes. Për mua ajo është çdo gjë. Gjëra të shumta mund të bëhen me këtë instrument të veçantë dhe origjinal. Do t'i këshilloja gajdexhinjtë e rinj t'i përmbahen stilit të saj të vjetër dhe këtej e tutje të improvizojnë. Mund të zbulohen edhe shumë gjëra të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Interpretues nga 18 vende në skenën e "Bansko Jazz Festival"

Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..

botuar më 24-08-02 7.10.PD

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD