Duke komentuar para Radios Kombëtare Bullgare pritjet për investimet gjatë vitit 2019 drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Investimet Stamen Janev deklaroi se në bazë të arritjeve gjatë 2018-ës parashikimet e këtij institucioni qeveritar janë “mjaftë të guximshme”.
Në krahasim me vitin 2017 vitin e kaluar u realizuan dy herë më shumë investime, ndërsa Agjencia ka certifikuar 28 projekte me vlerë të përgjithshme 430 mln euro (840 mln leva) me potencial për të hapur mbi 2500 vende pune. Një vëmendje të posaçme meriton fakti se projektet kyçe janë në Bullgarinë Veriperëndimore, e cila është rajoni më i prapambetur i vendit. Po vëzhgohet një tendencë e orientimit të investitorëve në drejtim të logjistikës, transportit, industrisë ushqimore dhe turizmit, të cilat kanë kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin e Produktit të Brendshëm Bruto. Shpresa të mëdha për vitin 2019 na jep gjithashtu forcimi i interesit të investitorëve ndaj sektorit automobilistik. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Investimet mendon se përpjekjet e qeverisë për përballimin e pengesave burokratike kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm për zhvillimet e favorshme në sferën e investimeve gjatë vitit të kaluar
Arsye për optimizëm sa i përket 2019-ës na japin edhe disa vëzhgime të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë. Në raportin vjetor për vendin e Bullgarisë në klasifikimet botërore kjo organizatë e biznesit konstaton se vendi ruan pozita stabile në klasifikimet e fondacionit “Heritage”, të revistës “The Wall Street Journal” dhe të Institutit kanadez “Frazer”. Ndërkaq, Bullgaria i përmirëson pozitat e veta në “Indeksin për gatishmëri për e-qeveri” dhe në “Indeksin për zhvillimin njerëzor” të OKB-së. Një përparim shumë të madh vendi shënoi në “Indeksin e shërbimeve logjistike” të Bankës Botërore gjatë vitit 2018, ku u lëviz me 20 pozita deri në vendin e 52-të. Mirëpo, ndërkohë në edicionin e Bankës Botërore për biznes për vitin 2019 Bullgaria u ul me 9 pozita, deri në vendin e 59, ndërsa në klasifikimin e revistës “Forbs” për vendet më të mira për biznes vendi ynë sprapset me 12 pozita më poshtë, deri në vendin e 46. Sipas Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë biznesi dhe shteti duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesisht te rritja e treguesve të diturive, teknologjive dhe gatishmërisë së ardhshme.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Inflacioni mujor për muajin shkurt, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ka qenë 0.3%, raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën mars 2023 - shkurt 2024 krahasuar me periudhën mars 2022 - shkurt 2023 është..
Nuk do të fiksoja një datë, e rëndësishme është që në vitin 2025 Bullgaria të jetë në Eurozonë dhe kjo është realiste. Këtë e tha Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një konferencë në Sofje. Ne e dimë..
Për vite me radhë, punëdhënësit në Bullgari kanë përjetuar mungesë të personelit. Sipas Konfederatës Bullgare të Punësimit, persona të përshtatshëm mund të gjenden vetëm për 30% të pozitave të hapura në tregun e punës. Arsyeja kryesore që jep..
Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i..
Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve..