Të dhënat e Eurostatit tregojnë se një e treta e pensionistëve në Bullgari jetojnë në rrezik varfërie. Për nga ky tregues shteti ynë renditet në vend të katërt në BE. Përgjithësisht 32.4% prej njerëzve të pensionuar në shtet, ndër të cilët janë dhe ata të pensionuar për shkak të sëmundjes janë të kërcënuar nga varfëria. Kjo është përqindja më e lartë për 8 vitet e fundit, është shkruar në analizë.
Liderja për nga ky tregues është Estonia (46.1%). Letonia dhe Lituania ndodhen në pozitën përkatësisht të dytë dhe të tretë – 43.7% dhe 36.7%.
Vendi me shkallën më të ulët të rrezikut të varfërisë është Franca, ku vetëm 7% prej pensionistëve kanë vështirësi financiare. Treguesi i mesëm për BE është 14.2 dhe që nga viti 2013 e këtej tendenca është në rritje.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...