Mustafa Sulejmani nga fshati Zagoriçe afër qytetit Shumen të Bullgarisë Verilindore është prodhues shumëvjeçar bujqësor, përpunon 8 mijë dynymë toke, rrit kryesisht grurë, elb, misër, luledielli, jonxhë dhe tërshërë, rreth 1000 dele dhe 500 lopa. Por në ekonominë e tij bujqësore një vëmendje e veçantë u kushtohet 8 kuajve për vrapim.
Gjithçka filloi në vitin 2013, kur një shok ia ofroi atij kalin Herakëll. Kalli i vrapimit i solli pronarit të tij 16 fitore vetëm brenda një viti dhe kuptohet shumë çaste emocionuese. Pas Herakëllit Mustafa bleu dhe kuaj të tjerë me emrat interesantë – Agjitacia, Argona, Presijan, Anhila, Shargo, Poligonia, Panhila, të gjitha këta të racës së pastër angleze Thoroughbred. Kuajt e tij marrin pjesë në shumë gara që zhvillohen në fshatra të ndryshme bullgare, si dhe në qytetet Isperih dhe Bellosllav, ndërsa në Garat kombëtare të kuajve në qytetin Ballçik, të organizuar nga Asociacioni Kombëtar Bullgar i garave me kuaj, fitojnë vendet e para. Krenaria e fundit e madhe e Mustafas është pela Panhila.
“Deri sa kolegët preferojnë të blejnë kuaj të seleksionuar nga Gjermania, Franca dhe Anglia, unë zgjodha një pelë të rritur në Bullgari. Me gjithë pohimet, se kuajt bullgarë nuk janë konkurrentë, me Pahnhilën ne treguam se mund të fitojmë dhe të dalim përpara kuajve të racës të rritur jashtë shtetit” – rrëfen Mustafa.
Me pelën e re Panhila janë lidhur dhe shpresat e reja të pronarit. Për herë të parë pela e tij do të garojë jashtë shtetit. Gjatë muajt mars në qytetin rumun Brashov do të zhvillohen garat ndërkombëtare të kuajve dhe kjo është një sfidë e re jo vetëm për Mustafa Sulejmanin, por edhe 17 vjeçarin Xhem dhe 20 vjeçarin Ismail, të cilëve u janë besuar të gjitha përkujdesjet, trajnimet dhe përgatitja e kuajve elitë. Pas peripecive të shumta Mustafa i zgjodhi këta dy djem për të cilët sot thotë, se mbajnë në zemrën e tyre dashurinë ndaj kuajve.
“Sipas mendimit tim, duhet të besojmë më shumë në të rinjtë. Në këtë mënyrë do të arrijmë t’i mbajmë në Bullgari. Djemtë e mi kalojnë tërë kohën e tyre rreth kuajve. Jetojnë me fitoret e tyre dhe mund t’ju them, se besimi është reciprok. Sa i përket garës në Rumani, ëndrra jonë e përbashkët është të dëshmojmë se edhe kuajt bullgarë mund të vrapojnë dhe të fitojnë.”
Biseda jonë arriti edhe tek menyja e një kali elitar dhe pronari krenar me buzëqeshje na tregoi:
“Ne në tryezë mund të mos kemi ushqim të veçantë, por për kuajt gjithmonë përzgjidhet ushqim i veçantë – molla, karota, panxharsheqeri, mjaltë, rrush i thatë dhe granula të posaçme, që furnizohen nga Evropa, ndërsa gjatë verës u japim dhe elb dhe tërshërë, të prodhuar në ekonominë tonë. Qëllimi është që kuajt tanë të jenë të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm, jo të majmë.”
Mustafa Sulejmani e trashëgoi dashurinë ndaj kuajve nga paraardhësit e tij dhe pohon, se kjo ka qenë ëndrra e tij fëmijërore – një ditë të ketë kalë të vet. Ndërsa sot i biri Sulejman gjithashtu vazhdon traditën dhe merr pjesë në rritjen dhe në përkujdesjet për kuajt elitarë.
Prodhuesi bujqësor nga fshati i vogël Zagoriçe u jep punë 35 familjeve duke shpjeguar, se shpreson në punën e tyre dhe se pa to e gjithë kjo nuk do të ishte e mundshme, prandaj bën çmos që t’i mbajë këtu dhe të mos largohen jashtë shtetit.
“Me gjithë tekat e motit, për ne viti 2018 ishte i begatshëm. Kishim rendimente të larta prej misrit në sfondin e rendimentit të dobët të lulediellit. Arritëm të sigurojmë ushqim për kafshët për tërë dimrin”, thotë Mustafa Sulejmani dhe shton, se viti 2019 do të jetë viti i shpresave të mëdha për fitore.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: arkiv personal
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..