Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladimir Persenski: Baxhot bullgare ofrojnë produkte cilësore, por shija e të rinjve është ndryshuar

Nga 14 janari janë në fuqi rregullat e reja për shitjen e produkteve imituese të bulmetrave. Ato duhet të shiten në banakë të ndryshëm, larg produkteve prej qumështit, kurse etiketa e tyre duhet të përmbajë informacion të shkruar me germa të mëdha për këtë me çfarë është zëvendësuar në to qumështi. Prodhuesit kanë 6 muaj për t’ua përshtatin procesin e tyre të prodhimit kërkesave të kësaj urdhërese.

Kjo prej kohësh duhej bërë. Nuk mund të bësh produkte prej qumështi me yndyra bimore, komenton Vlladimir Persenski, pronari i baxhos në fshatin Zhëlltusha, afër qytetit Kërxhali. Ne, të cilët përdorim qumësht i vërtetë nuk mund të konkurrohemi me prodhuesit, të cilët përdorin vajra bimore. Në këtë mënyrë ata ulin shumë koston e produktit. Kështu ai bëhet jo i mirë për shëndetin e konsumatorëve, pavarësisht a bëhet fjalë për kos, apo për kaçkavall. Këtu në malin e Rodopeve baxhot nuk përdorin yndyra të tilla. Është më mirë më pak – kështu garantojmë se produktet të jenë natyrore. Vajrat bimore si ai i lulediellit apo ai i palmës nuk janë të dëmshme për shëndetin në formën e tyre të natyrshme dhe të lëngët, në se nuk i nënshtrohen përpunimit. Por nën ndikimin e temperaturës së lartë vaji bimor kthehet në vaj të hidrogjenuar dhe u jep një konsistencë të ngurtë të gjitha produkteve ushqimore, në të cilat shtohet. Në këtë mënyrë zgjatet dhe afati i skadimit.

Sot në tregun tonë ofrohen bulmetra bullgare dhe të huaja dhe çmimet e tyre janë të ndryshme. A mund të orientohemi për cilësinë e produktit, duke pasur parasysh çmimin e tij?

Çmimi i prodhuesit i kaçkavallit të mirë është të paktën 10-12 leva (5-6 euro), kjo do të thotë se në dyqan mund të shitet për 14-15 leva (7-7,5 euro). Ne shesim qumështin për rreth 0,5 euro për 0,500 gr, por tregtarët shtojnë fitimin e tyre dhe në dyqanet çmimet janë të ndryshme. Por problemi kryesor nuk është kostoja e lartë e produktit, por – të ardhurat e ulëta të bullgarëve – përgjigjet pronari i baxhos dhe shton:

Në baxhon tonë punojnë 14 veta, bashkë me mua dhe bashkëshorten time. Mendoj se kjo se baxhoja është e vogël është mirë, sepse kështu mund të prodhojmë gjëra cilësore. Në fakt është tregu ai që na kufizon. Këshilli im është që të blihen produktet bullgare, pavarësisht nga cila baxho vijnë. Por e di se shija e të rinjve tani është ndryshuar shumë. Me rëndësi sipas meje është jo vetë që të stimulojmë ekonominë bullgare, por edhe traditat tona të prodhimit të bulmetrave. Në Bullgari bëjmë mjaft ushqime të mira dhe cilësore.”

Baxhoja e Vlladimir Persenskit punon që nga viti 2002 dhe prodhon kryesisht kaçkavall, gjalpë, gjizë, kos – 4 lloje dhe dhallë.

Në fillim qumështin e blinim nga pronarët e lopëve në fshatin tonë. Por me kalimin e kohës gjithnjë e më pak bëhen njerëzit që dëshirojnë të rritin kafshë. Për këtë arsye jemi detyruar të blejmë qumësht nga fermat në Haskovo, Plovdiv, Mineralni Bani. Produktet tona mund t’i blini në qytetet Varna, Sofje, Gabrovo dhe Pleven”, shpjegoi prodhuesi. Duke folur për planet për zgjerimin e kapacitetit të baxhos, Vlladimir Persenski komentoi:

Problemi kryesor është tregu. Secili prodhues dëshiron të zgjerojë biznesin e tij, por nuk mund të prodhosh pa realizuar produktet në treg. Pavarësisht nga kjo unë jam optimist. Të ardhurat e njerëzve pak nga pak rriten dhe këtë e ndiejmë ne prodhuesit. Para 2-3 vjetëve ishte më e vështirë, tani njerëzit blejnë më shumë. Dhe e mira është se bullgarët filluan t’i vlerësojnë dhe t’i blejnë produkte bullgare.

„Shija e vërtetë e Rodopeve” është logoja, me të cilën Vlladimir Persenski ofron bulmetrat e tij. Cili është sekreti i shijes vendase? – prodhuesi përgjigjet me buzëqeshje:

Sekreti është një dhe të gjithët e dimë. Pavarësisht se çfarë prodhosh duhet ta bësh këtë me dashuri. S’ka sekret tjetër. Unë bëj kosin, gruaja ime – kaçkavallin. Në se nuk punohet me mjaft kujdes, dashuri dhe higjienë, asgjë nuk mund të bëhet. Ne jemi në treg 17 vjet dhe gjithmonë kemi punuar në të njëjtën mënyrë. Prodhimi është si fëmija i vogël – ka nevojë për shumë vëmendje dhe përkushtim. Dhe në se nuk i bësh gjërat me dashuri, produkti nuk është cilësor. Jemi shumë të përkushtuar në punë sepse dimë sa e rëndësishme është cilësia dhe dimë se produktet tona konsumohen nga mijëra njerëz. Dhe kam një këshillë – në se njerëzit shikojnë se kosi është prishur – kjo është një shenjë e mirë, kjo do të thotë se produkti është i gjallë. Ka marka të ndryshme kosi, të cilët nuk prishen në temperaturë 35-38 gradë celsius gjatë verës. Në të kaluarën kosi i stërgjyshërve tanë është prishur dhe kjo është shija e vërtetë, të cilën duhet ta vlerësojmë. Këtë duhet ta dinë dhe të rinjtë, të cilët janë mësuar me shijen e ëmbël të produkteve imituese dhe nuk e njohin shijen e vërtetë të kosit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

49 fëmijë bullgarë po e mësojnë gjuhën amtare në shkollën e së dielës në Stamboll

Shkolla e së dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Stamboll hapi klasat e veta pas një viti pandemik, të kaluar në një vetmi shtëpiake përpara ekranit të kompjuterit.   Dhe ndërsa kambana e zbukuruar me trikolorin bullgar lajmëronte fillimin e..

botuar më 21-10-23 10.35.PD

Radioja Kombëtare Bullgare përsëri është duke kërkuar dimensionet e iluminizmit modern

Çdo një ndryshim i madh fillon me hapin e parë drejt tij. Kurse ata të cilët marrin guximin ta bëjnë pavarësisht nga të gjitha ose për hir të gjithçkaje, për të mirën e të tjerëve, shpesh mund të përcaktohen me fjalën kuptimplotë “iluminist”...

botuar më 21-10-22 7.15.PD

Me protesta, kërkesa për rritjen e pagave dhe pakënaqësi bullgarët mirëpresin vendosjen e certifikatës së gjelbër

Që nga 21 tetori Bullgaria bashkohet me vendet evropiane, në të cilat certifikata e gjelbër hap dyert drejt institucioneve kulturore, objekteve të mëdha tregtare, sallave sportive, restoranteve. Dhe përderisa vazhdojmë të jemi në krye të..

botuar më 21-10-21 3.21.MD