Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alfred Eschwé: “Me gëzim do të dirigjoj përsëri në Bullgari”

Dirigjenti me famë botërore para Radio Bullgarisë

Foto: hainzl-delage-artists-management.com

Njeriu nuk mund të dëgjojë dhe të shikojë të gjithë muzikantët e njohur, por mund të provojë. Mbase një mendim i tillë i kishte motivuar qindra fansat, të cilët zgjodhën ditën e diel në mbrëmje “koncertin e Vjenës” të Filarmonisë së Sofjes të dirigjuar nga Allfred Eshve (Alfred Eschwé). Me siguri nuk u ka ardhur keq për zgjedhjen të cilën e kanë bërë. Dëgjuam krijime nga “faqet e arta”, plot me emocion, ndjenje të përkryer artistike, me shumë stil.

Me siguri ftesat e drejtuara emrave të mëdhenj të skenës botërore, janë një peshqesh i shkëlqyer për publikun bullgar pikërisht në stinën festive të 90 të Filarmonisë. Dhe mbase është politika më e mirë nga ana e udhëheqësve të orkestrës, që pa dyshim i kanë vënë vetes qëllime të larta.

Zoti Eshve ka dirigjuar  qindra spektakle të operës. Ka qenë dirigjent-mysafir në Teatro Regio në Torino, Teatro Bellini në Katania, Teatro Massimo në Palermo, si dhe në teatrot e operës në Berlin, Munih, Cyrih, Tokio, Helsinki.... Gjatë vitit 1989 ai ka bërë pjesë  e ekipit të  Volksoper Wien, ku prej viteve është drejtor muzikor. Debutimi i tij në Hamburgischen Staatsoper ka qenë gjatë vitit 1998 dhe që atëherë rregullisht është dirigjent-mysafir aty. Ai ka lindur në Vjenë, ka përfunduar degën e pianos dhe të dirigjimit në konservatorin e Vjenës dhe Universität für Musik und darstellende Kunst Wien. Mes mësuesve të tij ka qewnë dirigjenti legjendar dhe pedagog Hans Swarowsky. Si student ka mësuar në mënyrë të thelluar krijimet e një sërë kompozitorëve. Që atëherë daton dhe dashuria e tij e “dytë” dhe jo më pak e fortë  ndaj muzikës simfonike. Dirigjon koncerte në salla prestigjioze si Hamburger Konzerthalle, Berliner Philharmonie dhe më shpesh në Musikverein të Vjenës, bashkë me orkestrën simfonike të Hamburgut, orkestrën WDR të radios së Këlnit e të tjera.

Për zotin Eshve kjo qe vizita e parë në Bullgari, takimi i parë me orkestrën bullgare, mbase dhe intervista e parë për një medie bullgare. Për Radio Bullgarinë ai tregoi sesi e ka zgjedhur programin për koncertin në Sofje, cilat janë përshtypjet e tij nga orkestra, si dhe hollësira për preferencat e tij profesionale:

Mora ftesën nga (filarmonia e Sofjes) dhe kjo më gëzoi shumë, me qenë se ishte e papritur. Si një banues i Vjenës zgjodha kompozitorë, krijimtaria e të cilëve është e njohur dhe e afërt për mua – Mocart, Shubert (muzika e Shubertit është shumë e dashur prej meje), Betoven... Veprat janë të shquara dhe që të gjitha janë shkruar në Vjenë. Betoveni ka lindur në Gjermani, por ka jetuar në kryeqytetin tonë, kurse “Eroika” (e cila tingëlloi në koncert) është simfonia e tij e parë e madhe, një nga krijimet e tij të mëdha. Jam i befasuar dhe jam shumë i gëzuar nga niveli i Filarmonisë së Sofjes. U mundova të arrij “stilin e Vjenës” u formua një kontakt shumë i mire mes meje dhe muzikantëve.
Me të vërtetë unë jam para së gjithësh një dirigjent i operës, por bëj dhe shumë koncerte. Unë e dua operën, por i pëlqej shumë dhe shfaqjet e koncerteve. Në qoftë se duhet të bëj krahasim, në partiturën e veprave operistike , përveç orkestrës ka dhe parti vokale, të cilat dirigjenti po kështu duhet t’i ndjekë. Puna me orkestrën simfonike është krejtësisht e ndryshme. Duhet të them se si student i studiova këto, si dhe shumë krijime të tjera. E njoh mirë dhe muzikën e Johan Shtrausit. Në Vjenë punoj me orkestër, me të cilin interpretojmë muzikën e Shtrausit-baba dhe të “familjes Shtraus”. Me këtë orkestër prej viteve bëjmë koncerte të shumta dhe turne – në Japoni, Shtetet e Bashkuara... Për koncertin në Sofje po kështu propozova muzikën e Shtrausit, por m’u përgjigjën se sipas traditës ajo tingëllon kryesisht në festat e Vitit të Ri, prandaj zgjodha këtë program, i cili po kështu është “i Vjenës”.
Shumë herë kam bërë koncerte operistike në të hapur në Austri, në të cilat kanë marrë pjesë dhe këngëtarë bullgarë. Zërat e bukur bullgarë janë të njohur në të gjithë botën. Aktualisht në Volksoper nuk kemi emra bullgarë, por në Tearin operistik shtetëror të Vjenës Wiener Staatsoper, ku po kështu kam dirigjuar , ka këngëtarë bullgarë, të cilët janë të njohur në të gjithë Evropën. Derisa jam në Sofje do të doja të njihem dhe me këngëtarë të tjerë bullgarë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD