Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet që gjatë marsit Kryeministri rus Dmitri Medvedev ta vizitojë Bullgarinë

Dmitrij Medvedev
Foto: EPA/BGNES

Pritet që në fillim të marsit Kryeministri rus Dmitrij Medvedev ta vizitojë Bullgarinë. Është parashikuar gjithashtu zhvillimi i një forumi të madh dypalësh në sferën e turizmit. Këtë e deklaroi Georgi Minçev, Kryetar i Dhomës Tregtaro-Industriale Bullgaro-Ruse. Takimi i radhës mes dy palave është vazhdim i politikës së ristartimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Sofjes dhe Moskës pas vizitës së Presidenti Rumen Radev dhe Kryeministrit Bojko Borisov në Kremlin gjatë muajit maj të vitit të kaluar. Kjo do të jetë vizita e dytë e Dmitrij Medvedevit te ne. Për herë të parë ai e vizitoi Bullgarinë gjatë dimrit të vitit 2008, pak para se të zgjidhet President i Rusisë. Atëherë Medvedev ishte pjesë e delegacionit të Presidentit Vladimir Putin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD