Posaçërisht për Kupën botërore të skive kryetari i bashkisë së Banskos Georgi Ikonomov do të gatuajë “kapamanë” më të madhe në sheshin e qytetit. “Kapama” quhet një gjellë e shijshme, karakteristike për këtë qyteti. Zoti Ikonomov do të gatuajë më 23 shkurt nën drejtimin e përpiktë të gjysheve të Banskos. Programi shoqërues i ngjarjes së madhe sportive fillon më 22 shkurt me ekspozitë të gjellëve dhe me interpretime folklorike nga krahina e malit Pirin. Prodhuesit dhe pronarët e restoranteve nga qyteti dhe rajoni do të prezantojnë ushqime dhe verëra karakteristike vendase.
Garat e Kupës botërore do të zhvillohen në kuadrin e tri ditëve – nga 22 deri më 24 shkurt. Kjo është Kampionati i gjashtë botëror i skive, i cili zhvillohet në Bënderishka Poljana afër Basnkos. Përveç tyre atje në vitin 2017 dhe 2018 u organizuan radhazi 2 botërore të snowboard-it. Në pistën “Mark Girardelli” do të zhvillohen disiplinat e shpejta – Super G dhe sllallom gjigant, kurse në pistën “Alberto Tomba” do të zhvillohet sllallomi, i cili është pjesë e kombinimit alpin. Pritet se numri i pjesëmarrësve për tri ditët do të arrijë 350 veta, 150 prej të cilëve – skiatorë.
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..