Në kuadrin e vizitës së vet zyrtare në Zvicër Presidenti bullgar Rumen Radev diskutoi me homologun e tij zviceran Uli Maurer bashkëpunimin mes Sofjes dhe Bernit në fushën e ekonomisë, investimeve, sigurisë dhe migracionit. Dy presidentët u morën vesh për të punuar për vazhdimin e programit bullgaro-zviceran për bashkëpunim edhe pas vitit 2019. Programi filloi gjatë vitit 2010 dhe në kuadrin e tij vendi ynë ka marrë 72 mln frangë zvicerane.” Programi është i vlershëm për ne jo vetëm për shkak të përkrahjes financiare, por edhe për shkak të ekspertizës në disa fusha si siguria, superioriteti i ligjit, stabiliteti i reformave, luftimi kundër kriminalitetit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit, integrimit social dhe arsimit”, theksoi Presidenti Radev. Bullgaria shprehu dëshirë që në një etapë tjetër te ne të krijohet një qendër zvicerano-bullgare për inovacione.
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Burgas zhvillohet sot një forum biznesi "Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë". Qëllimi kryesor i aktivitetit është stimulimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet tre..
Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..