Dokumentari në disa seri “Zoti është me ne”, i cili tregon për historinë e Mbretërisë së Tretë Bullgare (1878-1946), do të mbledhë adhuruesit e kinemasë më 23 shkurt në “Pallatin” e qytetit bregdetar Ballçik. Në këtë ngjarje shikuesit do të takohen me regjisorin e filmit Stepan Poljakov, kurse me lidhje online do të shikojnë dhe autorin e muzikës së tij Mitko Shterev.
Dokumentari është xhiruar në 35 qytete, në 15 shtete dhe në disa nga pallatet më të shquara në Evropë. Në këtë vepër – pjesë e historisë së Bullgarisë autorët kanë përdorur materiale autentike arkivore – kinematografike dhe fotografike. Në “Sallën e Gurtë” të “Pallatit” do të projektohen pesë seritë e dokumentarit.Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..