Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ballçik ndërtojnë zonë për çiklistë

Foto: arkiv

Në shëtitoren buzë Detit të Zi në qytetin Ballçik do të ndërtohet korsi për çiklistë – diçka që do të tërheqë më shumë turistë në itinerarin midis kompleksit arkitektural “Pallati” dhe Qendrës kulturore dhe informative “Mulliri”.

Shëtitorja do të riparohet në kuadrin e programit të partneritetit me bashkinë rumune Mangalia. Me ndihmën e programit për bashkëpunim transkufitar “Interreg V-A Rumania – Bullgaria 2014-2020” do të riparohen dhe pajisjet e sigurisë dhe kunetat për mbledhjen e ujërave. Investimi në riparimin e kompleksit do të jetë me vlerë 1 500 000 leva (afro 750 mijë euro).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD