Grupi P.I.F. është themeluar nga Dimo Stojanov dhe Ivan Vellkov në vitin 1992 në qytetin bregdetar Varna me emrin „Resemblence“. Në këtë periudhë të gjitha këngët e tyre janë në gjuhën angleze. Që nga viti 1999 punojnë në Sofje, kurse emri i bandës tashmë është P.I.F. (Patriots In Fashion).
Në vitin 2000 realizuan albumin e tyre të parë që mban emrin e grupit. Suksesi i tij ishte i madh, disa nga këngët u bënë hite, si „Përralla“, „Rrota“, „Udhëtimi“. Pas tij u renditën katër albume të tjera, kurse ai i fundit është „P.I.F. 5“. Aktualisht muzikantët e grupit janë Ivan Vellkov (kitara), Hristo Mihallkov (bas) dhe Martin Profirov (daulle).
Dimo Stojanov, vokali dhe frontman-i i formacionit ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik në Sofje. Ndoshta pikërisht në sajë të arsimit të tij teatral të gjitha koncertet e bandës janë spektakle të vërteta muzikore. Por tani ai për herë të parë luan një rol dramatik – si artist në pjesën „Kush i mbledh në mëngjes yjet?“. Titulli i saj është pjesë e një prej këngëve të tyre.
Kjo është një shfaqje, për të cilën jam përgatitur 20 vjet, sepse në të tregoj për jetën time – shpjegoi Dimo – Ideja lindi para disa vitesh kur bashkë me regjisoren Maria Banova bëmë një performancë. Ajo ishte vizatim me rërë mbi një tavolinë ndriçuese në sfondin e këngëve tona, të cilat i interpretonim gjatë kohës së shfaqjes. Kur mendonim për pjesët e kësaj përformance arritëm tek përfundimi se kemi nevojë për tekst. Këtu na ndihmoi skenaristja Zdrava Kamenova, e ]cila e njoh nga afër këtë që e kemi bërë gjatë viteve. Me rëndësi është fakti se me Maria dhe me Zdrava kemi studiuar së bashku në Akadeninë teatrale dhe njihemi prej shumë kohësh. Kështu Zdrava shkroi monologët dhe krijuam këtë monodramë. Në të ka gjashtë monologë, të cilët përshkruajnë jetën dhe përjetimet e çdo njeriu, pavarësisht nga profesioni i tij. Fundi i secili monologu është ndonjë nga këngët tona dhe teksti i saj është elementi i fundit i tablosë. Kështu kënga është përfundimi i monologut – kjo është gjëja më interesante në këtë spektakël dhe ideja është kryesisht e Zdrava Kamenovës. Publiku do të ndjekë në skenë një provë të zakonshme të grupit, për të cilën unë vonoj. Hyj në sallë dhe më bën përshtypje se skena e katërt mungon. Në vendin e saj është publiku. Por këtë e vë re vetëm unë, muzikantët e tjerë – jo. Atëherë filloj të tregoj. Kam shumë personazhe. Kjo më jep mundësi të improvizoj vazhdimisht. Gjëja më intersante është se të tjerët nga grupi nuk duhet të shikojnë se çfarë bëj në skenë dhe nuk duhet të dëgjojnë monologët e mi. Ka shumë humor dhe në të njëjtën kohë seriozitet në këtë monodramë.
Gjatë vjeshtës 2018 shfaqja u prezantua në qytete të ndryshme dhe tashmë provokoi interes të madh. Për herë të parë mund ta shikojmë në skenë të madhe më 27 shkurt në Pallatin Kombëtar të Kulturës në teatrin „Azarjan“. Gjatë këtij viti Dimo Stojanov dhe P.I.F do të prezantojnë shfaqjen e tyre „Kush i mbledh në mëngjes yjet?“ në skena të ndryshme në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..