Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Kush i mbledh në mëngjes yjet?“ – monodrama e Dimo Stojanovit nga grupi P.I.F.

Grupi P.I.F. është themeluar nga Dimo Stojanov dhe Ivan Vellkov në vitin 1992 në qytetin bregdetar Varna me emrin „Resemblence“. Në këtë periudhë të gjitha këngët e tyre janë në gjuhën angleze. Që nga viti 1999 punojnë në Sofje, kurse emri i bandës tashmë është P.I.F. (Patriots In Fashion).

Në vitin 2000 realizuan albumin e tyre të parë që mban emrin e grupit. Suksesi i tij ishte i madh, disa nga këngët u bënë hite, si „Përralla“, „Rrota“, „Udhëtimi“. Pas tij u renditën katër albume të tjera, kurse ai i fundit është „P.I.F. 5“. Aktualisht muzikantët e grupit janë  Ivan Vellkov (kitara), Hristo Mihallkov (bas) dhe Martin Profirov (daulle).

Dimo Stojanov, vokali dhe frontman-i i formacionit ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik në Sofje. Ndoshta pikërisht në sajë të arsimit të tij teatral të gjitha koncertet e bandës janë spektakle të vërteta muzikore. Por tani ai për herë të parë luan një rol dramatik – si artist në pjesën „Kush i mbledh në mëngjes yjet?“. Titulli i saj është pjesë e një prej këngëve të tyre.

Kjo është një shfaqje, për të cilën jam përgatitur 20 vjet, sepse në të tregoj për jetën time – shpjegoi Dimo – Ideja lindi para disa vitesh kur bashkë me regjisoren Maria Banova bëmë një performancë. Ajo ishte vizatim me rërë mbi një tavolinë ndriçuese në sfondin e këngëve tona, të cilat i interpretonim gjatë kohës së shfaqjes. Kur mendonim për pjesët e kësaj përformance arritëm tek përfundimi se kemi nevojë për tekst. Këtu na ndihmoi skenaristja Zdrava Kamenova, e  ]cila e njoh nga afër këtë që e kemi bërë gjatë viteve. Me rëndësi është fakti se me Maria dhe me Zdrava kemi studiuar së bashku në Akadeninë teatrale dhe njihemi prej shumë kohësh. Kështu Zdrava shkroi monologët dhe krijuam këtë monodramë. Në të ka gjashtë monologë, të cilët përshkruajnë jetën dhe përjetimet e çdo njeriu, pavarësisht nga profesioni i tij. Fundi i secili monologu është ndonjë nga këngët tona dhe teksti i saj është elementi i fundit i tablosë. Kështu kënga është përfundimi i monologut – kjo është gjëja më interesante në këtë spektakël dhe ideja është kryesisht e Zdrava Kamenovës. Publiku do të ndjekë në skenë një provë të zakonshme të grupit, për të cilën unë vonoj. Hyj në sallë dhe më bën përshtypje se skena e katërt mungon. Në vendin e saj është publiku. Por këtë e vë re vetëm unë, muzikantët e tjerë – jo. Atëherë filloj të tregoj. Kam shumë personazhe. Kjo më jep mundësi të improvizoj vazhdimisht. Gjëja më intersante është se të tjerët nga grupi nuk duhet të shikojnë se çfarë bëj në skenë dhe nuk duhet të dëgjojnë monologët e mi. Ka shumë humor dhe në të njëjtën kohë seriozitet në këtë monodramë.


Gjatë vjeshtës 2018 shfaqja u prezantua në qytete të ndryshme dhe tashmë provokoi interes të madh. Për herë të parë mund ta shikojmë në skenë të madhe më 27 shkurt në Pallatin Kombëtar të Kulturës në teatrin „Azarjan“. Gjatë këtij viti Dimo Stojanov dhe P.I.F do të prezantojnë shfaqjen e tyre „Kush i mbledh në mëngjes yjet?“ në skena të ndryshme në Bullgari.


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD