Mbajtësi i 7 kupave botërore me radhë të skive alpine Marcel Hirscher i bëri një reklamë të madhe Banskos dhe Bullgarisë. Disa ditë pas zhvillimit të starteve në vendpushimin bullgar ylli austriak publikoi në blogun e vet përshtypjet e tij të shkëlqyeshme nga vendi ynë: “Stacioni tjetër Bansko... dhe që të jemi të ndershëm: Bullgaria dhe sporti i skive, kush do të mendonte se kjo është e mundur? Banskoja është një vendpushim fantastik dimëror dhe ngrihet në një lartësi prej mbi 2 500 metrash. Teleferikë modernë dhe pista të shkëlqyeshme. Kjo na tregon edhe një herë se rrëshqitja me ski është më e përhapur sesa mendojmë. Përveç kësaj garat ishin organizuar në mënyrë perfektë.”
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..