E ngarkuara me postin presidente e Grupit të Bankës Botërore Kristalina Georgieva paraqiti indeksin “Gra, biznes dhe legjislacion”. Ai evidenton të drejtat e grave në tregun e punës – nga fillimi i punës deri në pensionim. Në të Bullgaria me 93.75 pika nga 100 të mundëshme radhitet ndër 30 vendet e para nga 187 vendet gjithsej. Si arsye për krenari, zonja Georgieva theksoi, se më se 26 për qind nga të punësuarit në sektorin IT tek ne janë gra, gjë që tejkalon numrin mesatar për Evropën – 17 për qind. Bullgaria është edhe një nga pesë vendet, në të cilat gratë lidere janë të mirëpritura në biznes.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..