Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia kërkon uljen e tensionit me Turqinë në Detin Egje

Foto: BGNES

Ministri i mbrojtjes i Greqisë Evangelos Apostolakis deklaroi në Parlament se “Greqia po bën përpjekje të bashkërenduara të reagojë në mënyrë më të qetë në lidhje me “incidentet e rrezikshme” në Detin Egje, ku shkeljet e rregullave nga ana e Turqisë arrijnë “nivele shumë të larta”. Në të ardhmen e afërt “ekipe teknike” greke dhe turke do të diskutojnë masa për ndërtimin e besimit ndërmjet të dyja qeverive, informoi Ministri Apostolakis. Athina shpreson se do të ketë rezultate të dukshme në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.


Ankaraja po heton mbi gjysmë milion veta për lidhje me Gylen

Foto: icisleri.gov.tr

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Turqisë Ismail Çatakli shpalli se që nga korriku 2016 deri tani janë hetuar 511 646 veta për shkak të dyshimeve për lidhjet e tyre me organizatën e predikuesit islamik Fethullah Gylen. Aktualisht “30 709 të dyshuar mbeten në paraburgim”, shpjegoi Çatakli. Autoritetet në Turqi e konsiderojnë organizatën FETO si terroriste dhe mendojnë se ajo është përgjegjëse për puçin e kryer në natën e 15 korrikut të 2016-ës. Atëherë ishin vrarë 251 veta, kurse 2 200 ishin plagosur,.


Në Maqedoni fillojnë stërvitje me pjesëmarrjen e ushtarëve amerikanë

Foto: Casey Hustin/US Army

Në poligonin ushtarak “Krivollak” është planifikuar stërvitje e ushtarëve të Forcave të Armatosura të SHBA-së për qitje nga helikopterë dhe qitje me minahedhëse. Që nga e marta në poligon fillon stërvitja ndërkombëtare “Decisive Strike” me pjesëmarrjen e 2000 ushtarëve nga forcat tokësore të SHBA-së për Evropë, nga ushtria maqedonase dhe nga disa ushtri të tjera, informuan nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Maqedonase.

Kosova nuk do ta heqë taksën mbi prodhimet e Serbisë para njohjes reciproke

Foto: Reuters

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pohoi pozitën e qeverisë së tij, se mundësia e vetme për heqjen e taksës 100% mbi produktet e importuara serbe është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht nga presioni ndërkombëtar – siç nga ana e BE-së kështu edhe nga ajo e SHBA-së. Rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë kalon nëpër njohjen e Republikës së Kosovës nga Beogradi. Haradinaj është i bindur se palat do të gjejnë një mënyrë për rivendosjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD