Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushqimi është një faktor kyç për parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse mes bullgarëve

Foto: saglikdiyari.net

Bullgaria është në një nga vendet e para mes shteteve në Evropë për nga mortaliteti, të shkaktuar nga ushqimi jo i shëndetshëm. Vendi ynë është i 12 nga përgjithësisht 51 shtete, të përfshira në një studim të universitetit “Friedrich Schiller” në Jena të Gjermanisë, për periudhën 1990-2016. Në dhjetëshen e parë me mortalitet më të lartë janë të gjitha republikat sovjetike, me në krye Uzbekistaniin, ku të vdekurit nga ushqimi jo i mirë  janë 396 persona në 100 000 veta. Bullgaria renditet në pozitën e 12, pas Gjeorgjisë me 260 të vdekur nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, të shkaktuar nga zakonet e ndryshme lidhur me ushqimin. Faktikisht, ne bullgarët kemi kulturën më të keqe të të ushqyerit në Bashkimin Evropian.

Cilat janë arsyet për treguesit e këqij komenton prof. d-r Stefka Petrova - konsulente mbi ushqimin dhe dietologjinë në Qendrën Kombëtare të Shëndetit Publik:

“Varet nga pikëpamja e studimit, por pjesa më e madhe e sëmundjeve të cilat janë shkak për mortalitetin e popullsisë bullgare ndikohen në një shkallë më të madhe nga ushqimi. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor  për vdekshmëri këtu ( 60%  prej rasteve) dhe ushqimi është një faktor shumë i rëndësishëm si për parandalimin, ashtu dhe për rritjen e rrezikut të këtyre sëmundjeve. Obeziteti tanimë konsiderohet si një sëmundje. Në Bullgari ai vazhdon të rritet tek popullsia e moshuar. Tek fëmijët  po vihet re tendenca e frenimit, por vendi ynë është në radhët e para sa i përket shpeshtësisë së trashjes së fëmijëve mes vendeve në Bashkimin Evropian (midis vendit të 6 dhe të 7 në varësi  nga studimet). Kështu me të vërtetë mund të thuhet se ushqimi është një faktor kyç për parandalimin e sëmundjeve, të cilat janë shkaku kryesor për mortalitetin në Bullgari.

Të ushqyerit jo i balancuar dhe sasia e madhe e yndyrave në menynë e njerëzve të moshuar janë mes arsyeve për shtimin e rrezikut prej këtyre sëmundjeve. Menyja e fëmijëve ka një përmbajtje shumë të madhe të karbohidrateve me indeks të lart glikemie - me sheqer të shtuar, të bëra prej miellrave të rafinuar. Brumërat janë një pjesë e modelit tonë kombëtar të të ushqyerit, thotë profesoresha Petrova:

Ne e shtuam konsumin e ushqimeve me drithëra me kokrra të plota, por në asnjë mënyrë kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk konsumojmë shumë fruta dhe perime gjatë periudhës së dimrit dhe të pranverës, kur janë dhe më të shtrenjta. Në këtë periudhë ne konsumojmë kryesisht turshi, të cilat janë më të lira, të cilat i kemi përgatitur gjatë verës dhe vjeshtës. Kurse ato kanë shumë kripë. Konsumi i lartë i kripës është një faktor rreziku për hipertension, që nga ana e vet është faktori bazë për sëmundjet e zemrës.

Ku gabojnë prindërit sa i përket të ushqyerit të fëmijëve?

"Formimi i modelit të të ushqyerit fillon akoma që në moshën e ushqimit me gji, sqaron profesoresha Petrova. Në qoftë se arrijmë t’i mësojmë fëmijët të hanë ushqime të dobishme akoma si fare të vegjël, nuk do të ketë probleme për më tutje që ata të vazhdojnë t’i konsumojnë në sasi më të mëdha. Shumë nga edukatoret në kopshtin e fëmijëve më ankohen se, fëmijët nuk duan të hanë barishte, si për shembull spinaqi, qepаose hithra. Të mos flasim për brokoli dhe lakrën e Brukselit. Larmia e perimeve që i konsumojmë nuk është e madhe, kurse kjo është shumë e rëndësishme për fëmijët. Më vonë, kur bëhemi më të mëdhenj, në qoftë se kemi informatën e nevojshme, mundohemi të ndryshojmë sjelljen tonë, por kjo fare nuk është e lehtë. Mbipesha nga ana tjetër është lidhur jo vetëm me ushqimin, por dhe aktivitetin e ulët fizik të bullgarëve – gjë që mbetet problem shumë serioz për bullgarët në moshë të pjekur. Kështu që ushqimi i matur, i larmishëm dhe përfshirja e më shumë ushqimeve bimore do të ndihmojë shëndetin tonë. Në Bullgari konsumojmë shumë sallam, shumë mish – ata përmbajnë shumë kripë, yndyra dhe konservues. Problemet nuk janë të pakta, por unë e kam shpresën se, situata do të rregullohet, sepse gjithnjë e më shumë prindër interesohen për këtë që konsumojnë fëmijët e tyre."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD