Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Jocov për “xhazin më të xhazuar” dhe albumin Jazz Cats 2

Foto: arkiv personal

Më 14 mars në Sofia Live Club, Hristo Jocov dhe kuarteti i tij do të prezantojnë Jazz Cats 2 – vazhdimi i albumit të parë jashtëzakonisht të suksesshëm të grupit “Macet”. Ky është një pseudonim, të zgjedhur nga muzikantët, sepse macet janë“sundimtaret me katër këmbë të çative, të jetës së natës”. Ata nga ana e tyre janë gjithmonë të frymëzuar – tani nga pranvera dhe fillimi i ri, kureshtarë dhe spontanë...

"Filluam si një projekt klubi – thjesht ekzekutonim së bashku, të bashkuar nga interesa të përbashkëta. Kurse shkaku konkret që të mbledh këtë formacion (këtë e nënvizoj gjithmonë) ishte saksofonisti Arnau Garrofé Farràs – një spanjoll, i cili jeton në Bullgari prej disa vjetëve. E dëgjova një natë dhe vendosa se duhet të punojmë bashkë – tregon Hristo Jocov – i cili u bie baterive në grup dhe është autori i muzikës në të dy albumet. “Macet e xhazit” tanimë janë të njohura shumë mirë për publikun e klubeve tek ne. Pjesët e albumit të parë tingëlluan në pothuajse të gjitha festivalet e mëdha bullgare. Kohët e fundit projekti qe i përfshirë në katalogun e një kompanie të madhe amerikane me përfaqësi në Evropë.

"Isha i bindur se duhet të realizojmë album të dytë – vazhdon Hristo Jocov. Tingëllimi i tij është “fusion”. Muzika sipas meje është e kuptueshme. Jam krenar mekëte që arritëm ta bëjmë në studion time. Përpara projektit ka perspektiva të ndritura dhe kjo më gëzon shumë, më frymëzon, por dhe e ripohon bindjen time se kur njeriu është mjaft këmbëngulës, nuk ka sesi gjërat të mos të zhvillohen mirë. Në Bullgari ka muzikantë shumë të mirë, të cilët bëjnë prodhime me cilësi të lartë dhe tanimë ka ardhur koha që bota të kuptojë për ta. Që prej një farë kohe jam kryetar i Shoqatës Muzikore Bullgare – një shoqatë e interpretuesve në Bullgari. Qëllimi im bazë dhe ëndrra ime në këtë moment është të hyjmë në lidhje me rrjetet e mëdha botërore dhe në mënyrë edhe më kategorike të bëhemi një pjesë nga proceset evropiane.

Incizimet për këtë album i bëmë gjatë muajit shkurt. Puna zgjati 2 ditë nga 5-6 orë. Ka një dallim serioz midis incizimit të një albumi të muzikës xhaz dhe të një albumi të muzikës pop. Tek muzikantët e xhazit ose bëhet që nga 1-2 provat e para, ose nuk bëhet asgjë. Tingëllimi në disk është absolutisht natyral, sikur është bërë gjatë koncertiti, përpunimi është delikat. “Personat veprues” janë të njëjtët: Arnau Garrofé Farràs – saksofon (tenor dhe soprano), Ljubo Canev – piano, Mitko Karamfillov – kontrabas dhe unë. Programi është krejtësisht i ri . Vështirë mund të dallojë vetëm disa tituj, por në qoftë se duhet ta bëj, do të zgjidhja fillimisht Giant Cats – një këngë tipike “swing” – stili i cili e mblodhi grupin. Ky është “xhazi më i xhazuar”. Pijesa Red Moon Cats tingëllon pak si R&B, por në të njëjtën kohë arrin deri në shkallën e ekstazës dhe është vepra më teatrale.

Përfytyroni një mace, të hipnotizuar nga hëna e kuqe, sesi pak nga pak një mantër e çon deri në ekstazë. Pjesa e tretë, të cilën dua ta përmend është “një lojë” me kërcimin oriental Belly Dance. “Raca ime e muzikantëve” kemi mospajtime estetike me këtë vallëzim oriental, por në fakt, kjo është formula ritmike e botës. Do ta zbulojmë në muzikën e të gjithë rruzullit tokësor – në rumbën kubane, indiane, afrikane, dhe evropiane, në bolero... Vjet, në tubimin në fshatin Varvara, dëgjova muzikë në një ritëm të ngjashëm, të interpretuar pranë zjarrit prej 2-3 vetave. Atmosfera magjike më preku shumë fortë – sikurse natyra erdhi në këtë ritëm të natyrshëm. Mendoj se “Belly Dance Cats” është një “shpikje” interesante. Aq më tepër se, për albumin e parë morëm pak kritika për këtë se tingëllon në mënyrë tepër amerikane. Dhe ja tani një interpretim etno.

Producent i “Jazz Cats 2” është Hristo Jocovi, si dhe të projekteve të tjera të tij prej autori. Albumi do të prezantohet në festivalet e xhazit në qytetet Haskovo, Burgas, Bansko, kurse gjatë muajve prill dhe maj muzikantët do të realizojnë dy prezantime në klubet e natës të qyteteve Burgas, Shumen, Plovdiv, Varna, Ruse, Bukuresht e të tjera. Në fillim të muajit korrik grupi do të ekzekutojë në festivalin e madh të xhazit “Jazz in The Park” në Klluzh të Rumanisë (Cluj). Si kryetar i Shoqatës Muzikore Bullgare, por dhe si lider i “Maceve”, Hristo Jocovi, bashkë me interpretues të tjerë bullgar dhe producentë, do të marrë pjesë në ekspozitën botërore Womex si dhe në Jazzahead Festival në Bremen të Gjermanisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD