Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Joshja e fshatit Momçillovci dhe e malit Rodopa pushtojnë edhe Kinën

Foto: @momchilovci
Forumi “Joshja e fshatit Momçillovci dhe e malit Rodopa” më 26 mars do të prezantojë në Pekin këtë fshat para diplomatëve, biznesmenëve dhe rretheve akademike. Pjesëmarrësit do të njihen me projektin për krijimin e bërthamës turistike për pushim “Momçillovci”, për realizimin e të cilit kërkohen investitorë. Veprimtaria organizohet nga Bashkia e fshatit me ndihmën e studentit bullgar Kallojan Georgiev, “ambasador të vullnetit të mirë” të fshatit Momçillovci në kryeqytetin kinez. Pritet në forum të asistojnë përfaqësues të 15 vendeve. Në  Kinë tashmë e njohin këtë fshat, pasi një firmë vendore – prodhuese e bulmetrave, realizoi një fushatë të madhe të reklamës së kosit të fshatit në këtë vend aziatik. Theksi në prezantim do të jenë traditat vendore, natyra e bukur, potenciali turistik i fshatit Momçillovci dhe i malit Rodopa. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD